E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkembim zjarri nekufirin shqiptaro-grek

SARANDE- Shkembim zjarri mes trafikanteve te droges dhe policise greke ne kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ne mesnate ne vendin e quajtur peshkimi i grekut. Sipas burimeve te policise mesohet se tre personat te cilet dyshohen se jane shqiptare dhe posedonin nje sasi droge prej 338 kilograme kanabis raporton ora new.

Sipas policise greke nje patrulle policore e rojes kufitare greke tentoi te kontrollonte 9 thase te fshehur ne plazhin Loridha ne zonen kufitare qe ndan te dy vendet.

Pikerisht ky veprim i policise ka sjell edhe shkembime me arme zjarri mes poseduesve te droges dhe forcave te policise te cilet iu kunderpergjigjen.

Pas ketij shkembimi me arme zjarri fatmiresisht nuk ka pasur viktima ndersa tre shqiptaret dyshohet se jane larguar ne brendesi te tokes shqiptare.

Nderkohe ne vendin e ngjarjes policia ka gjetuar dhjetera gezhoja kallashnikovi dhe pistolete ndersa do te informohet per kete ngjarje edhe autoritete e policise shqiptare per te bere te mundur identifikimin e trafikanteve dhe arrestimin e tyre.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›