E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbim zjarri, vritet 35-vjeçari

Prishtinë, 3 mars 2010, NOA - Një person ka mbetur i vrarë në Dardani pasi ra viktimë e një shkëmbimi zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Bill Clinton, në lagjen Dardania të kryeqytetit kosovar.

Policia e Kosovës i tha agjencisë NOA se viktima është Bekim Osmani, 35 vjeçar, banues në lagjen Dardania të Prishtinës.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë në vendngjarje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një përleshje ku ishin përfshirë pesë persona.

Dy persona që besohet se ishin të përfshirë në ngjarje, janë arrestuar nga pëolicia e cila tha se dyshon shumë se janë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e Bekim Osmanit, kurse hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

a.b/NOA



Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›