E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbretin” e prostitutave e ndihmonte e fejuara

03/03/2010 Një skllave seksi fitonte 1200 euro në një natë të vetme

Historiku i bandës, vrasja e rumunes e ngritja e Dedës

Prostitutat shfrytëzoheshin në Aurelia, Ceriale dhe Albenga. Secila prej tyre nxirrte 1200 euro në natë, por banda ishte e specializuar edhe në trafikun e kokainës. Skllavet e seksit ishin të moshës nga 25 deri në 30 vjeçe dhe mbërrinin me tren nga Xhenova. Egërsia e këtij rrjeti ishte e papërshkuar dhe në sajë të dhunës 8 vajzat arrinin të nxirrnin nga 1200 euro në natë në valën e punës dhe 400 euro në një ditë normale, pa shumë klientë. Operacioni “Tabula Rasa” filloi që në vitin 2008, me vrasjen e një prostitute rumune, Altina Nutica dhe prej asaj kohe “mbreti” i ri Indrit Deda mori në dorë frenat e kësaj perandorie tepër fitimprurëse, i ndihmuar nga e fejuara e tij Gheorghe Fiorentina, me të cilën bashkëjetonte. Madja e fejuara mbante në kontroll situatën, duke u kujdesur për vajzat që keqtrajtoheshin nëse nuk bindeshin. Ky aktivitet vazhdoi për më tepër se një vit, deri kur grupi i ekspertëve mundi të fotografonte e filmonte të akuzuarit dhe mori dëshmitë e disa prostitutave që shfrytëzoheshin. Gjatë kontrollit u bllokuan 2 pistoleta dhe 500 gramë kokainë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›