E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit – Tirana Zyrtare apelon për zbatim të plotë

13-08-2011 / Gazeta 55

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit dhe e vlerëson atë si një element thelbësor për integrimin e shoqërisë së Republikës së Maqedonisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës atje. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se qeveria e re do të shënojë hapa konkret në drejtim të zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj. MPJ vlerëson bashkëpunimin me Maqedoninë, si një shembull i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rikonfirmon vullnetin e saj për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke kontribuar kështu për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe në integrimin e tij. Ministria e Punëve të Jashtme mbështet integrimin e shpejtë  të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si një  kontribut i rëndësishëm drejt integrimit të të gjithë  rajonit në strukturat Euroatlantike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›