E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbimi Kaka-Ibra po "çmend" Spanjën

Sipas medieve spanjolle, Hoze Mourinjo do të marrë sulmuesin e katalanasve, Zllatan Ibrahimoviç dhe si shkëmbim për “kokën” e tij ofron brazilian Kaka’.

Trajneri madrilen është në dijeni të probleme financiare që po kalon ekipi i Barcelonës dhe po mundohet që të shfrytëzojë rastin për të rrëmbyer në mënyrë të papritur bomberin suedez.

Mesa bëhet e ditur, Mourinjo është i mendimit se partneri më ideal për Higuainin në repartin e sulmit të Realit është Ibrahomoviçi.

Barcelona po mendon seriozisht për largimin e sulmuesit suedez, i cili nuk ka bindur në sezonin e tij të parë me fanellën katalanase. Gjithashtu largimin e tij e kushtëzon edhe blerja nga Valencia e David Vilës.

Në krahun tjetër, as Reali nuk është i kënaqur me performancën e brazilianit Rikardo Kaka’ dhe mund të përdoret si “karrem” për të mundësuar shkëmbimin me Ibrahimoviçin.

Sipas mediave spanjolle, nëse ky transferim ndodh në të vërtetë, do të jetë lajmi më i bujshëm i merkatos verore në futbollin spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›