E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul braktis Realin për gjermanët e Shalke 04

“Bild” gjithashtu pohon se drejtori sportiv i Realit, Horge Valdano, klub me të cilin Raul ka një kontratë deri në 2011, ka dhënë miratimin e tij për transferimin.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga drejtuesit e Shalke 04, kujton 'Bild", por trajneri i skuadrës gjermane, Feliks Magat, në mënyrë të përsëritur ka shprehur interesimin e tij për të pasur në skuadër sulmuesin veteran të Real Madridit.

Te ekipi gjerman Rauli do të gjejë edhe ish-shokun e skuadrës te Real Madridi, Kristof Metzelder, i cili u transferua pak kohë më parë në Gelsenkirshen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›