E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Perandori" ndihet gati: Jam këtu për të fituar

E kaluara e “perandorit” nuk ka qenë shumë e qetë, por Adriano ka mësuar nga gabimet të cilat premton të mos i përsërisë më: “E di që në të kaluarën nuk kam bërë gjëra të bukura, të cilat nuk duhet t’i përsëris. Tani jam këtu për t’i harruar ato momente të këqija dhe për t’u rikthyer në formën time më të mirë”.

Në këtë mënyrë 28-vjeçari i ka idetë plotësisht të qarta në prag të sezonit të ri, që e gjen me një tjetër fanellë në trup. “Jam këtu për të fituar. Skuadra është e fortë dhe mund të konkurrojë me këdo. Kemi një grup të mirë dhe mund të shkojmë larg”, pohoi Adriano në konferencën e djeshme për shtyp nga grumbullimi për fazën përgatitore.

Lidhur me mundësinë e përdorimit të skemës me tre sulmues, ish-sulmuesi i Interit u shpreh: “Po, mund të luajmë së bashku unë, Toti dhe Vuçiniç. Por duhet të vuajmë paksa, sepse duhet të ndihmojmë edhe në mbrojtje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›