E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkenca në gjyq

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 17:00

Gjashtë shkencëtarë italianë dhe një ish- zyrtar i qeverisë pritet të dalin në gjyq nën akuzat për vrasje, në lidhje me tërmetin e vitit 2009 në qytetin L’Akuila.

Gjyqi ndaj tyre ka tërhequr vëmendjen e gjithë komunitetit të shkencëtarëve në mbarë botën.
Arsyeja është kjo: Prokuroria thotë se shkencëtarët kanë dhënë garanci përpara tërmetit, edhe pse kanë matur me qindra lëkundje që kanë tronditur qytetin.

Mbrojtja argumenton se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar tërmetet e mëdha, madje edhe në një zonë aktive nga pikëpamja sizmike.

5 mijë shkencëtarë i kanë shkruar letër presidentit italian në mbrojtje të të akuzuarve. Ata janë pjesë e një paneli qeveritar, që kishte për detyrë të vlerësonte rrezikun e qindra lëkundjeve të nivelit të ulët në qytetin mesjetar, disa muaj përpara tërmetit.

Ata lëshuan një deklaratë garantuese, por thanë se nuk është e mundur të parashikohet se kur do ndodhë një tërmet i madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›