3 te vdekur e 15 te plagosur nga shperthimi ne Ankara

Shpërthimi që tronditi qendrën e kryeqytetit turk ka gjasa të jetë një atentat terrorist. Bilanci i viktimave pas paqartësive të momentit të parë konfirmohet të jetë tre persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zëvendëskryeministri turk tha se ka informacione që një bombë ishte vendosur në njërën prej makinave që shpërthyen. Pesë persona mbeten në gejndje kritike për jetën.
Paniku mbërtheu për disa orë banorët e lagjes Kizilaj në Ankara, ndërsa u dëgjuan shpërthime të fuqishme në këtë zonë ku ndodhen edhe mjaft ndërtesa qeveritare. Gjashtë makina u shkatërruan plotësisht, ndërsa tymi mund të shihej që larg. Fuqia e shëprthimit ishte aq e madhe sa u thyen xhamat e ndërtesave pranë, ndërsa zjarri që nisi u vendos nën kotnroll nga zjarrfikësit.
Ministri i Brendshëm, Idriz Sahin, ndërsa konfirmoi bilancin e viktimave, nënvizoi se gjasat janë të shumta për ta klasifikuar ngjarjen si një sulm terrorist. Sahin tha se sulmuesit kërkonin të vrisnin sa më shumë njerëz që të mundnin, pasi rruga normalisht në orën e shpërthimit është e tejmbushur me njerëz.
Burime të tjera shprehen skeptikë në lidhje me shkakun e shpërthimit duke ditur se makinat në Turqi punojnë me benzinë e cila merr flakë shumë shpejt. Gjithsesi, alarmi mbetet i lartë në Ankara, pasi vitet e fundit ka pasur shpërthime terroriste, për të cilat fajësohen kryesisht militantët kurdë. Shpërthimi i fundit i madh katër vite të shkuara që vrau nëntë persona, u zbulua të kishte qenë vepër e një ekstremisti të së majtës.
Ndoshta edhe pa asnjë lidhje me shpërthimin në Ankara, po mbrëmjen e së shtunës ishte presidenti turk Gyl që mori një kërcënim për bombë ndërsa mbante një fjalim në një universitet gjerman. Policia evakuoi zonën, por gjithçka ishte një alarm i rremë.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e martë , 20 shtator 2011 )