E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama “prodhues” i birrës

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 18:00

Birra e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, është një “Honey Ale”, një pije e lehtë që ëmbëlsohet falë mjaltit që prodhohet nga puna e bletëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

E pëlqen ta shijojë i vetëm apo në shoqëri, për takime zyrtare apo në pritje joformale.

Vetë Obama ka furnizuar kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë me një pajisje të bërë vetë për prodhimin e birrës, duke e paguar nga xhepi i tij.

I fundit në radhë që ka kërkuar të ngrejë një dolli me këtë pije lokale ka qenë ish-rreshteri i marinës, Dakota Meyer, i vlerësuar me medaljen e nderit për vlera ushtarake, pasi shpëtoi më shumë se 30 shokë të tij në një sulm taleban në Afganistan, në shtator të vitit 2009.

Ish-ushtaraku, në ditën e dorëzimit të medaljes, ka shprehur vetëm një dëshirë: të ngrejë një dolli me birrë me presidentin.

Për Shtëpinë e Bardhë është kjo hera e parë: Barack Obama është presidenti i parë që ka prodhuar birrë në brendësi të rezidencës së krerëve amerikanë të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›