Shkenca, plan eliminimin e përdorimit të naftës deri në 2050
Sipas raportit të përgatitur nga specialistë të komisionit të Bashkimit Europian, deri në vitin 2050, vendin e naftës do ta zënë energjia elektrike, hidrogjeni dhe lëndët djegëse bimore. Në raportin e përbashkët “Lëndët djegëse të së ardhmes”, të përgatitur nga përfaqësues të sektorit, akademikë, dhe specialistë të komisionit të BE-së, bëhet e ditur se bazuar tek rezervat e verifikuara 40-vjeçare, duhet gjetur një zgjidhje alternative për naftën. Në raport, kërkohet fillimi i kërkimit të një zgjidhjeje alternative të naftës, për sigurinë e rruzullit dhe krahas luftës me ndryshimet klimaterike, SHBA synojnë të ulin në të paktën 80% lëshimin total të dioksidit të karbonit, deri në vitin 2050. Megjithëse makinat që kursejnë naftë, apo automobilat melez, nuk sjellin ndonjë alternative të re për naftën, ata janë shumë të favorshëm në periudhën kalimtare. Në raportin ku përcaktohet objektivi i uljes në zero të të ardhurave të naftës për transportin ajror, detar dhe tokësor, në vitin 2050 bëhet e ditur se nafta mund të zëvendësohet me energji elektrike në rrugë të shkurtra (brenda qytetit), me hidrogjen dhe metan në distancë mesatare dhe me lëndë djegëse bio, sintetike, gaz i lëngshëm dhe otogaz(LPG) në rrugë të gjata. Ndërkohë që sugjerohet përdorimi i energjisë elektrike dhe lëndëve djegës bio, për trafikun ajror sugjerohen lëndët djegëse të shpejta, të përftuara nga mbetjet organike. Ndërsa për transportin detar, i cili lidhet 100% me naftën, sugjerohen lëndë djegëse bio. Për të gjithë mjetet e transportit detar, për varkat e vogla dhe transportin lumor sugjerohet hidrogjeni, në distanca të shkurtra detare mund të përdoret LPG dhe në tregtinë detare energji nukleare.