E Diel, 1 Nëntor 2026

Davos, Sarkozy dhe Merkel marrin në mbrojtje euron

SHKRUAN: Blerina Hoxha 28-01-2011 12:25

Franca dhe Gjermania nuk do të lejojnë që monedha e përbashkët euro të zhvlerësohet, deklaroi Presidenti francez, Nicolas Sarkozy në mesditë, në forumin ekonomik të Davosit, Zvicër. Në fjalimin e tij, ai theksoi se pavarësisht krizës greke, irlandeze dhe gjendjes së vështirë në Portugali, e ardhmja e monedhës euro dhe e Bashkimit Europian është e sigurt dhe e qëndrueshme. ”Ju siguroj se unë dhe kancelarja Merkel nuk do t’i kthejmë kurrë shpinën euros. Nuk do të lejojmë kurrë që monedha jonë të zhvlerësohet”. Deklaratat e Sarkozy-së rrisin spekulimet për mundësinë e krijimit të një fondit të përbashkët franko-gjerman, që do të përdoret për t’i dhënë hua vendeve të rrezikuara në të ardhmen. Zëvendëspresidenti i institutit për Ekonominë Botërore në Kiel është shumë skeptik: "Unë nuk do ta quaja të mirë, në qoftë se do të projektonin një sistem monetar ndërkombëtar, që të ketë synime të caktuara për kursin e këmbimit në kufijtë e sipërm për pabarazitë ekonomike botërore. Ne kemi nevojë për një valutë referuese, ndërkombëtare, që ajo duhet të jetë edhe në qendër të këtij sistemi monetar botëror. Por kjo valutë është vetëm në formën e dollarit. Dhe kjo është dilema e kinezëve: Ata janë kreditorët e mëdhenj, ata flasin keq për dollarin - por ata e mbështesin atë. Për sa kohë që kjo dilemë nuk zgjidhet, ne nuk kemi nevojë që të flasim për një sistem monetar ndërkombëtar, kjo nuk do të kishte sukses”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›