Fullani Situata politike efekt negativ ne ekonomi
Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani tha dje pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes se pavaresisht imunitetit qe gezon ekonomia shqiptare ndaj goditjeve afatshkurta kriza politike nuk ka efekt tjeter pervecse negativ. Duhet te jem i qarte qe cdo nisme veprimi mosmarreveshje konflikt apo konfrontim politik ka nje kosto ekonomike te dukshme dhe te padukshme direkte apo indirekte te se sotmes e te se nesermes. Te gjithe duhet te kuptojme qe ekonomia dhe politika funksionojne si ente komunikuese. Per mendimin tim ata jane vellezer siameze te lidhur nga shtylla kurrizore tha Fullani. Ai theksoi se Shqiperia tashme eshte lehtesisht e monitorueshme nga agjentet nderkombetare nga investitoret e huaj dhe cdo situate politike eshte ne objektiv te vezhgimit te tyre. Monitorimi i ekonomise shqiptare dhe sistemit bankar financiar nga autoritetet e autorizuara dhe institucionet nderkombetare per sa i perket elementit politik eshte mjaft i rendesishem. Risku politik eshte baze ne riskun e vleresimit te ekonomise shqiptare qe do te thote qe kjo eshte baze e objektivit te monitorimit nga agjentet nderkombetare investitoret e huaj dhe ata shqiptare. shte nje note per Shqiperine do te vleresonte guvernatori. Vitin ne te cilin jemi Fullani do ta cilesonte si nje vit ndryshe nga ata te meparshmit kjo duke e lidhur me marredhenien me dy elemente te rendesishem si NATO dhe Bashkimi Europian. Afersia qe vendi yne ka me keta dy faktore te rendesishem bejne te detyrueshme rritjen e sigurise dhe besimit. Viti 2011 eshte ndryshe nga vitet e meparshme sepse kemi njekohesisht elementin Bashkimi Europian dhe NATO qe do te thote qe matematikisht ekuacioni i Shqiperise ka ndryshuar. Emeruesi i Shqiperise ka ndryshuar dhe faktorizon brenda keta dy elemente te rendesishem BE-ne dhe NATO-n qe do te thote qe eshte nje besim dhe nje siguri shtese ne ekonomine shqiptare dhe ne sistemin bankar financiar shqiptar por nga ana tjeter rrit pergjegjesine per mbarevajtjen e ketij sistemi shpjegoi kreu i Bankes se Shqiperise. Ky reagim i guvernatorit vjen pas protestes se dhunshme te 21 janarit dhe situates se veshtire politike ne vend e cila eshte komentuar si nje nga faktoret qe ka ndikuar ne uljen e vleres se aksioneve shqiptare ne bursat e huaja. Stabiliteti politik eshte komentuar shpesh edhe ne raporte te Bankes Boterore apo FMN-se si nje element shume i rendesishem per nxitjen e investimeve.
Drafti per bankat
Drafti qe Financat po hartojne per rritjen e tatimfitimit per kompanite me ndikim te madh ne treg u cilesua nga guvernatori si nje mase me shume qe po ecen paralel me punen e Bankes se Shqiperise per te ulur kostot e sherbimit bankar. Banka e Shqiperise do te marre masa per lehtesimin e kostove te sistemit duke bere perqasjet rregullative sa i perket transaksioneve ne leke. Keto lidhen me sistemin e pagesave ne Shqiperi dhe nje sere rregullimesh te tjera te cilat do te sjellin jo vetem me shume transparence por edhe me shume konkurrence ne sistemin bankar.
NERTILA MAHO