E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencat Sociale refuzojne Kamzen

Luljeta Ndoka

Studentet e Fakultetit te Shkencave nuk ndalen. Ata kane protestuar serish dje para godines se Ministrise se Arsimit dhe Shkences, per te refuzuar zhvillimin e procesit mesimor ne mjediset e Universitetit Bujqesor te Tiranes. Ata jane shprehur se nuk kane gje kunder UBT-se, porse ai eshte shume larg gjeografikisht dhe se studentet duhet te mesojne ne nje godine prane Fakultetit te Shkencave Sociale ku kane nisur fillimisht studimet. Ata jane shprehur se nuk levizin nga qendrimi i tyre per te refuzuar pagesen e tarifes vjetore te shkollimit. Studentet e fakultetit te Shkencave Sociale kane vijuar dje protestat para godines se Ministrise se Arsimit dhe Shkences, per nje sere kerkesash. Kerkesa e pare ka te beje me permiresimin e menjehershem te kushteve te mesimdhenies si dhe me fillimin e menjehershem te procedures se vleresimit, mbi gjendjen e godines se Fakultetit te Shkencave Sociale. Ata duket se nuk jane aspak dakord me urdhrin e ri, qe procesin mesimore keta studente ta zhvillojne ne mjediset e UBT ne Kamze. Nga ana tjeter, studentet kane kercenuar se deri ne plotesim te ketyre kerkesave, ata jane te vendosur te refuzojne pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2008-2009. "Deri tani kemi paguar tarifen e shkollimit per rrezikun e jetes sone ne ambientet e Fakultetit te Shkencave Sociale", jane shprehur studentet e ketij fakulteti. Me tej, pasi kane parashtruar kerkesat emergjente, studentet e Fakultetit te Shkencave Sociale, kane bere me dije edhe kushtet ne te cilat bejne mesim ata. "Prej dy muajsh kryejme mesim ne kushte aspak normale. Jemi zhvendosur ne orarin pas dreke, e cila e kalon edhe oren 21.00, nderkohe qe na eshte premtuar shume per ambiente te mira, qendra interneti, biblioteka on-line, e te tjera si keto", shprehen studentet ne peticionin drejtuar Presidentit te Republikes Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, ministrit te Arsimit Fatos Beja dhe dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale, Theodhori Karaj. Sikurse behet e ditur kane qene rreth 1 mije firmetare te peticionit, i cili eshte derguar edhe para dy javesh ne MASH, por ende pa asnje pergjigje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›