E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne tetor hapet Universiteti i Mjekesise

Kryeministri Sali Berisha beri te ditur ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave se ne fillimin e vitit te ardhshem akademik, do te hapet Universiteti i Mjekesise, si pjese e reformes per zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shendetesor ne vend. Keshtu, Keshilli i Ministrave vendosi per shkrirjen e 2 fakulteteve, atij te Mjekesise dhe Infermierise dhe kalimin ne sistem universitar. "Ky universitet do te harmonizoje procesin diagnostiko-mjekesor me menaxhimin spitalor, duke iu pergjigjur larmise se madhe te sherbimeve spitalore. Ngritja e tij do te jete kontribut, ne reformen ne shendetesi", eshte shprehur kryeministri Berisha. Qeveria ka parashikuar, qe shpenzimet per ngritjen dhe mbajtjen e ketij universiteti, te kene nje ze me vete ne buxhetin e shtetit, ndersa investimet ne te sipas Tafaj do te jene te konsiderueshme. Duke vleresuar se per ngritjen e Universitetit te Mjekesise ekziston tashme nje baze solide, me fakultet e mjekesise, me nje numer te konsiderueshem studentesh dhe nje ekip pedagogesh me eksperience, kryeministri Berisha kerkoi njeheresh edhe shqyrtimin e modeleve te suksesshme ne vende te tjera. "Ekziston nje baze e fuqishme, nje ekip me shkalle te larte profesionalizmi dhe eksperience te madhe. Sot, ne fakultetet dhe deget e mjekesise jane rreth 5500 studente. Pra, ka nje korpus te gjere studentesh dhe pedagogesh. Ne vete natyren e punes ne kete fakultet edhe numri i pedagogeve eshte i konsiderueshem dhe duhet te jete", tha kryeministri. Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shendetesise duhet te nisin punen per te shqyrtuar te gjitha modalitetet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›