E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencetaret kapinatomin e antimateries

TIRANE- Nje ekip nderkombetar i shkencetareve pretendojne se kane kapur per here te pare atomin e pare te antimateries.

Shkencetaret ne Organziaten Evropiane per Kerkime Berthamore CERN thane se ia kane dale te krijojne nje atom te anti-hidrogjenit dhe pastaj e kane bllokuar ne kohe te mjaftueshme per ta studiuar ne laborator.

Ata thone se ky eshte nje zbulim i madh ne zgjidhjen e nje nga mistereve me te medha ne fizike pse bota jone eshte e perbere vetem nga materia dhe jo nga antimateria.

Fizikantet moderne thone se antimateria eshte krijuar ne sasi te njejte sikur materia ne momentin e Bing Bengut i cili krijoi universin.
Por qe nga ajo kohe antimateria duket se eshte zhdukur nga universi.

Shkencetaret ka kohe qe kane mundur te krijojne antimaterien por jo edhe ta kapin ate per ta studiuar- sepse antimateria dhe materia kur te vihen ne kontakt me njera-tjetren asgjesohen.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›