E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zuckerberg ben gabime qe mund te behen

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 0928

Facebook ka shfaqur mjaft shume gjate muajve te fundit dallimet e saja me Google dhe Apple. Dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg ka tentuar me te miren e tij qe te mos komentojne drejtpersedrejti rreth rivalitetit ne rritje e siper me dy titanet teknologjik gjate paraqitjes se tij ne konferencen Web 2.0 ne San Francisco.

Por Zuckerberg ofroi disa shenja rreth filozofise se Facebook drejt bashkepunimit me kompanite e medha qe mund te ofrojne disa shenja rreth marredhenieve te saja me Apple dhe Google. 147Nese jeni nje kompani shume e madhe dhe perkrahja jone ndaje jush do te na kushtoje me dhjetera miliona dollare atehere ne deshirojme qe se paku te kemi nje mirekuptim rreth asaj sesi do te perdorni ate qe ne po bejme dhe ju thjeshte nuk do te importoni te dhena por gjithashtu do te tentoni te kontribuoni ne kthim ne ekosistemin tone dhe te beni pervojen e njerezve te Facebook edhe me te mire148.

Me fjale te tjera nese je lojtar i madh dhe deshiron te luash me Facebook ju nuk mund te jeni parazit.

Zuckerberg paraqiti si shembull marredhenie te shendetshme kompanine Zynga dhe kompanite tjera per lojera sociale te cilat me Facebook kane lidhur marreveshje multi-vjecare. Kompanite kane premtuar te zhvillojne lojera ne Facebook dhe ne disa raste te perdorin ekskluzivisht valuten virtuale Facebook Credits.

147Ne ndertojme dhjetera e miliona dollare te infrastruktures per te perkrahur lojera ne Facebook148 tha Zuckerberg. Ajo qe nuk u tha ishte nese menyra sesi Google po deshiron te perfitoje qasje ne te dhenat sociale te Facebook apo interesi i Apple ne terheqjen e perdoruesve te Facebook per sherbimin e saj per shoqerim muzikor Ping do te plotesojne kriterin e Zuckerberg per kontribut ne pervojen Facebook.

Intervista njeoreshe ne skene e Zuckerberg erdhi nje dite pasi Facebook shpalosi nje sistem te riperpunuar te mesazheve qe me tej mund te rris konkurrencen mes Facebook dhe Google qe jane duke luftuar per kohen e shfletuesve te internetit dhe per dollare nga reklamat. Zuckerberg gjate fjalimit te tij gjithashtu shtoi se me shume se 50 per qind e gjysme miliardi perdoruesve te Facebook perdorin sherbimin cdo dite.

Zuckerberg gjithashtu tha se 147Kam bere shume gabime ne drejtimin e kompanise deri me sot. Thjeshte cdo gabim qe mund ta mendoni une e kam bere ose do ta beje gjate viteve te ardhshme148. 147Nese ndertoni nje produkt qe njerezit pelqejne ju mund te beni shume gabime148 tha Zuckerberg qe eshte ende 26 vjec. /pcworld.al

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›