E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, mollaka vetiantikancerogjene

SHBA- Disa studime të reja kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet e pranishme në lëngun e mollës, besohet se kanë veti antikarcinogjene.

Këto studime kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pranishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lëngun nga molla, ndihmojnë në formimin e substancave antikancerogjene gjatë procesit të fermentimit në zorrën e trashë, dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që të pengohet zhvillimi kancerit.

Këto studime kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet, në veçanti, e rritin nivelin e butiratit, një ester apo kripë e acidit butirik, i cili besohet se ka veti antikarcinogjene.

Duke marrë parasysh se mollët janë njëri nga frutat të cilat konsumohen më së shumti, dhe se karcinoma e zorrës së trashë hyn në grupin e kancereve më të shpeshtë, këto të dhëna tregojnë një dobi të konsiderueshme, dhe për këtë arsye duhet të shtohet gjithnjë e më shumë konsumimi i frutave të mollës. 

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›