E Diel, 1 Nëntor 2026

Stainberg pritet te filloje sot takimet ne Tirane me autoritetet me te larta shteterore dhe politike te vendit

Nensekretari amerikan i shtetit Xhejms Stainberg pritet te filloje sot takimet ne Tirane me autoritetet me te larta shteterore dhe politike  te vendit per te diskutuar rreth krizes politike te renduar edhe me shume pas ngjarjeve te 21 janarit. Mbreme mberriti ne Tirane zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen ne viziten e tij te dyte brenda nje muaji. Te dy zyrtaret e larte amerikane pritet ti japin mbeshtetje te plote Prokurorise shqiptare ne hetimet mbi 21 janarin si dhe te nxisin palet drejt dialogut duke konsideruar zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit si nje zgjidhje te situates politike.

Takimet e nensekretarit amerikan te Shtetit Xhejms Stainberg do te nisin qe ne oret e para te dites me Presidentin Bamir Topi per te vazhduar me pas me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama. Si asnjehere me pare nje zyrtar kaq i larte do te takohet edhe me prokuroren e pergjithshme Ina Rama. Nje shenje e qarte e mbeshtetjes se ketij institucioni i cili po drejton hetimet per ngjarjet e 21 janarit qe cuan ne thellimin e krizes politike ne vend.

Prokurorja e Pergjithshme eshte gjendur perballe sulmeve dhe akuzave thuajse te perditshme te shumices sipas se ciles ajo nuk po merr ne pergjegjesi organizatoret e grushtit te shtetit sic i ka cilesuar maxhoranca ngjarjet e dhunshme te 21 Janarit. Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre e kane bere te qarte se nevojiten hetime te balancuara transparente dhe profesionale dhe se Prokuroria eshte i vetmi organ i ngarkuar per zbardhjen e se vertetes. Takimi i pritshem sot i numrit dy te diplomacise amerikane me zonjen Ina Rama lexohet si nje tjeter sinjal se ky institucion duhet te zhvilloje punen jashte ndikimeve politike.

Vizita e sotme e nensekretarit amerikan eshte paraprire nga takimet e zhvilluara dje pasdite nga nje tjeter zyrtar i larte amerikan zevendes- ndihmes sekretari amerikan i shtetit per europen Tomas Kantrimen me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ministrin e Brendshem Lulezim Basha si dhe me kryetarin e Partise socialiste Edi Rama me te cilin ka qendruar per me shume se nje ore e gjysem.

Mesohet se gjate takimeve te sotme te dy zyrtaret e larte amerikane pritet te kerkojne nje angazhim me te madh dhe ndoshta nje rol me direkt te presidentit Bamir Topi ne situaten e krijuar nderkohe qe pritet te nenvizohet rendesia e zgjedhjeve te 8 majit si nje mundesi per daljen nga kriza politike.

Partia socialiste ka bere te qarte se ajo kerkon disa garanci per nje proces te lire e te ndershem zgjedhor. Edhe ne nje leter drejtuar dje presidentit Bamir Topi pas thirrjes qe ai i beri dy dite me pare drejtuesve te partive politike qe te angazhohen ne kapercimin  e krizes politike dhe per nje zgjidhje afatgjate kryetari socialist Rama shprehet se nuk mund te lejohet perseritja sipas tij e farses elektorale te 28 qershorit 2009. Pas 21 janarit ne kushtet e sotme zgjedhjet nuk mund te behen ne rast se vertet duam qe ato te jene nje gare e ndershme dhe e lire jo nje farse edhe me e pagelltitshme qe do nxise precipitimin e metejshem te krizes shkruan zoti Rama sipas te cilit keto kushte mund te ndryshojne dhe se partia socialiste eshte e gatshme per kete me ndihmen e pazevendesueshme te miqve dhe partnereve tane nderkombetare.

Angazhimi se fundmi i komunitetit nderkombetar permes misionit te zotit Lajcak eshte nje shans i mire te cilin palet nuk duhet ta lene te humbase bashke me kohen qe iken perfundon zoti Rama. Deri me tani perfaqesuesit socialiste kane deklaruar se ata kerkojne ndryshimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve garanci per listat e votuesve dhe perdorimin e kartave te identitetit gjate dites se votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›