E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencëtarët rusë: Në Siri u përdor lënda e rrezikshme Sarin

MOSKE-Teksa konfliktit në Siri nuk po i duket fundit, shkencëtarët në Rusi deklarojnë se kanë gjetur fakte se kryengritësit kanë përdorur armë kimike gjatë luftës.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë lëshuar herë pas herë dyshime se ushtria e Presidentit Assad ka përdorur të tilla armë të rrezikshme, por kësaj herë Moska bën përgjegjës pikërisht rebelët të cilët sipas saj kanë përdorur lëndën e rrezikshme Sarin gjatë incidenteve në Alepo në muajin Mars.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Curkin deklaroi se Moska po e ndjek situatën me shumë kujdes dhe nëse vërtet janë përdorur armët kimike atëherë ky pretendim duhet hetuar. Kohët e fundit televizioni shtetëror Sirian shfaqi një kronikë ku tregoheshin armët kimike të cilat ishin përdorur nga kryengritësit.

(d.b/E.Kacorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›