E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-LSI: Qarku Lezhë “mban peng” rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit

TIRANE- Qarku i Lezhës po mban peng rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, për shkak se KQZ nuk i ka miratuar ende tabelat përfundimtare. Kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi në nisje të mbledhjes së sotme kërkoi fotokopje të rezultateve nga secila palë me qëllim që administrata ti verifojë me tabelën e rezultateve elektronike.

Përfaqësuesi ligjor i LSI dhe PS, Muho dhe Gjoncaj thanë se veprimi i Lleshit është në shkelje me ligjin. 

“Jeni në shkelje të ligjit, nëse përdorni këtë mënyrë”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i LSI , Ilirian Muho.

“Zonja kryetare mos bëjmë teatër, ne do i sjellim kopjet por na lini të flasim për cështje jashtë rendit të ditë”, përfaqësuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj. 

Lleshi hodhi pretendimet e të dy përfaqësuesve ligjor duke i kërkuar administratës të vijonte me verifikimet e kopjeve të tabelave të subjektit Partia Demokratike.

Duke iu referuar relacionit që u diskutua dje në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PD, Niazi Kosovrasti pretendoi se në 10 qendra votimi konstatohet se janë ndryshuar shifrat për disa subjekte politike, në favor të disa të tjerave. Ai kërkoi që KQZ të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së Nr.13, qarku Lezhë.

Sipas rezultateve paraprake, në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate.

LAJMI VIJON.... Lidhje te tjera Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›