PS: Qeveria në ikje ka ezauruar 90% të deficiti buxhetor, të vetëpërmbahet
TIRANË- Përfaqësuesi i grupit të punës për programin qeverisës PS-LSI, Ilir Beqja ka reaguar në lidhje me deklaratat kryeministrit në detyrë Sali Berisha i cili në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se po i dorëzon mazhorancës së re një ekonomi të stabilizuar.
Në një konference për shtyp Beqja, i bëri thirrje qeverisë që të tregohet e vetëpërmbajtur në vendime deri në betimi ne qeverisë së re, teksa i kërkoi ministrisë së Financave që të bëjë publike treguesit fiskal për 6 muajt e parë të këtij viti.
“Vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar 90 % të deficitit buxhetor, me legjitimitetin që ka buruar nga vota e 1 milion shqiptarë i kërkojmë Ministrisë së Financave që deri në betimin e qeverisë se re të bëjë publike treguesit fiskal për 6 muajit e vitit, të ushtrojë detyrat e ligjit për mbledhjen e tatimeve, të garantojnë se në periudhën 12 deri në 30 korrik të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike është personave me aftësi të kufizuar ekonomike”, tha Beqja.
“Detyra është të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje” apeloi Beqja.
(e.m/BalkanWeb)