E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndija elektrike djeg banesën

Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike që banesa në pronësi të Mihal Taçit të shkrumbohet plotësisht nga flakët e zjarrit. Mësohet se në banesën në katin e katërt të ndërtesës, e cila ndodhet në bulevardin Marin Barleti në lagjen Ndoc Mazi të Shkodrës, jetonin një çift i ri i sapomartuar, të cilët këtë banesë e kishin marrë me qera dhe kishin pak kohë që jeton në të.

Shkëndija elektrike si shkak i  tensionit të lartë ka shkaktuar këtë zjarr, flakët e të cilit janë përhapur në gjithë banesën e mobiluar së fundmi nga çifti.

Zjarrëfikësit e Shkodrës kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit, i cili rrezikonte përhapjen e tij në banesat tjera. Shkëndija elektrike është kthyer në një nga burimet kryesore të zjarrit në qytetin e Shkodrës. Dy ditë më parë, si shkak i  zjarrit vdiq nga asfiksia një 68-vjeçar. / Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›