E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inskenon grabitjen, arrestohet

Skenari i një 20-vjeçari nga Durrësi për ti shpëtuar borxhit prej 500 mijë lekësh nuk ka rezultuar i suksesshëm, madje e ka çuar atë në pranga.

Ulian Seferi, 20 vjeç, është vënë në pranga nga policia e Durrësit, e cila ka zbuluar planin e tij për të justifikuar humbjen e 500 mijë lekëve, të cilat ia kishte borxh pronarit të lokalit ku punonte.

Sipas policisë, 20-vjeçari Seferi është paraqitur në spitalin e Durrësit i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe në deklarimin e tij ka pretenduar se në kohën kur kthehej për në banesë, në lagjen Nr. 15 Durrës është sulmuar nga dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët pasi e kanë plagosur në këmbë me pistoletë, i kanë vjedhur çantën që mbante në brez me 480 000 lekësh (të rinj).

Por hetimet e policisë autorin e plagosjes kanë nxjerrë fajtor vetë të plagosurin, i cili e kishte plagosur veten për të bërë më të besueshme grabitjen e parave, të cilat ai ia kishte borxh pronarit të një lokali lojërash fati, ku ishte i punësuar.

Por përveç borxhit, Seferri akuzohet tashmë për veprat penale të kallëzimit të rremë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›