E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne pese komisionet e hetimit, 5 milione leke kot

Deputetet heqin dore nga hetimet parlamentare. Te pese komisionet hetimore, te ngritura me buje e sherre te medha ne tetor te vitit te kaluar, deshtuan plotesisht. Komisionet qe moren persiper te hetojne tenderin e rruges Durres-Kukes, privatizimin e Albtelekom, prokurimet publike, si jane bere dheniet me koncesion apo pergjimet e paligjshme ne perfundim te afatit ligjor te hetimit, nuk kane bere asgje, perkundrazi, perdite e me shume po pranohet deshtimi i tyre. Kreret e ketyre komisioneve, nuk marrin persiper qe te kerkojne as shtyrje ne kohe te hetimit. Cka verteton se tashme cdo gje u la pergjysme. Ne fund te muajit dhjetor te vitit te kaluar, disa prej drejtuesve te ketyre komisioneve, si Aleksander Biberaj e Jak Ndokaj, premtuan se do te kerkojne shtyrje te afatit te punes se komisionit. Nisme qe, sipas tyre, do e ndermerrnin ne janar, me celjen e sesionit te ri parlamentar. Por, sesioni zyrtarisht nisi dhe jane zhvilluar dy seanca dhe ne Kuvend nuk ka asnje shkrese, qe te kerkoje shtyrjen e afatit te hetimeve te ngritura. Pavaresisht zvarritjeve dhe mungeses se rezultatit, deputetet paguhen per ato pak mbledhje qe kane zhvilluar deri me sot. Nga perllogaritjet paraprake te finances se Kuvendit, rezultonte se ngritja e pese komisioneve hetimore, perfshire dhe atyre te posacme per reformen ne drejtesi e zgjedhore, do i kushtonte jo pak, por 10 milione leke. Kjo krahasuar me tarifat e percaktuara qe duhet te merrnin anetaret e komisioneve dhe kryetaret. Sipas te dhenave te marra nga drejtoria e Buxhetit ne Kuvend, nje deputet, anetar i nje komisioni hetimor, merr mesatarisht 2000 leke per nje mbledhje. Ndersa kryetari i komisionit 2500-3000 leke. Pa permendur shtesat per dieta, benzine ne rast udhetimesh per efekt hetimi etj. R.Rapushi
Komisionet hetimore
Komisioni hetimor per hetimin e procedurave te tenderimit te rruges Durres-Morine.
Komisioni hetimor per hetimin e objektit dhe procedurave te kontrates se privatizimit te Albtelekomit per periudhen 2001 e ne vijim.
Komisioni hetimor per hetimin e shpenzimeve te buxhetit te shtetit ne dispozicion te ministrive, institucioneve kryesore te varesise dhe ndermarrjeve publike nepermjet prokurimeve publike per periudhen 2001 e ne vijim.
Komisioni hetimor per koncesionet dhe procedurat per fillimin e punimeve per ndertimin e TEC-it te Vlores.
Komisioni hetimor per hetimin e pergjimeve te paligjshme te telefonise celulare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›