Shkendija shkrumbon mobilierine e kengetarit, tre zjarre ne tete ore
Fier- Nje zjarr i fuqishem ka rene ne mobilerine "Evin" duke shkrumbuar nje pjese te mire te saj dhe demi kap shifren e 25 milione lekeve. Objekti ishte prone e kengetarit Ilir Veliu dhe ndodhet ne ish-kompleksin ushqimor ne Fier. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme dhe shkak dyshohet se eshte bere nje shkendije elektrike ne rrjet qe ka ndezur lenden e pare, sfungjerin. Roja qe ka pikasur zjarrin brenda mobilierise ka njoftuar Repartin Zjarrfikes, si dhe pronarin. Dy automjete zjarrfikes kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes, ku kane bere te mundur shuarjen e flakeve. Ne vendngjarje kane shkuar edhe forca te Policise Fier, si dhe grupi i eksperteve te Kriminalistikes. Sipas burimeve zyrtare mesohet se zjarri ka rene ne kete fabrike te prodhimit te mobilieve, si shkak i nje shkendije elektrike. Vete pronari i mobilierise ka deponuar se shkak mund te ishte bere nje shkendije ne rrjetin elektrik, por vatra e zjarrit eshte riaktivizuar perseri rreth ores 04:00 te mengjesit. Roja ka nderhyre serish duke i hedhur disa kova me uje dhe ka menduar se e ka shuar, por ai eshte rishfaqur per te treten here ne oren 10:00 te mengjesit. Zjarri ka rene fillimisht ne nje dhome ku ndodheshin sfungjere per kolltuke. Veliu ka pohuar per median se demi i shkaktuar nga ky zjarr kap shifren e rreth 25 milione lekeve.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj