Shkëputet ajsbergu dy herë më i madh se Manhattani

Akullnaja e Petermann, në pjesën veriore të Grenlandës, ka shkëputur një ajsberg dy herë me përmasat e Manhattanit, thanë shkencëtarët. Pamjet nga një satelit i NASA-s tregojnë ishullin duke thyer një masë të akullt, që shtrihej në fundin e akullnajës.
Në vitin 2010 një masë e akullt në ishull rreth 250 km katrorë, u shkëput nga e njëjta akullnajë. Akullnajat prodhojnë ajsbergë, por shtrirja e ndryshimeve në akullnajën Petermann në vitet e fundit i ka kapur shumë ekspertë në befasi.
"Ky nuk është një kolaps, por sigurisht që është një ngjarje e rëndësishme", tha Eric Rignot nga NASA.
Disa vëzhgues të tjerë kanë shkuar më tej. "Është dramatike. Është shqetësuese", tha për Associated Press Andreas Muenchow, nga Universiteti i Delaware.
"Ne kemi të dhëna prej 150 vjetësh dhe shohim ndryshime që nuk i kemi parë në të shkuarën", ka shtuar Muenchow.
Megjithatë, kjo ngjarje nuk pritet të ketë një ndikim mbi nivelin e deteve, pasi akulli është zhvendosur tashmë.