E Shtunë, 31 Tetor 2026

31 të vdekur pas fundosjes së një anije në Tanzani

Së paku 31 persona, prej tyre edhe dy evropianë, kanë vdekur pas përmbytjes së një anije në afër arkipelagut të Zanzibarit, në Tanzani.

Në anije udhëtonin 258 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas autoriteteve lokale mes viktimave duhet të ketë edhe disa fëmijë, duke qenë se në bord kanë qenë 31 fëmijë, ndërsa 149 persona të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit.

Mediat raportojnë se anija u fundos për shkak të erërave të forta në brigjet e ishullit të Ungujas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›