Shkëputja dhe ligji ndërkombëtar
OPINION nga-Rexhep Meidani
Analiza dhe sinteza
Lidhja midis shkëputjes (copëzimit, ndarjes) së një territori (e popullsisë) prej një territori më të madh dhe ligjit ndërkombëtar ka qenë dhe mbetet një subjekt për diskutim e analizë jo thjesht në pikëpamje politike por, mbi të gjitha, në pikëpamje juridike, në kuadër të jurisprudencës ndërkombëtare. Krijimi i një shteti të ri në kurriz të një entiteti të mëparshëm në një mënyrë apo tjetrën e "perturbon" mjedisin ndërkombëtar dhe aktorët kryesorë të tij, por dhe shpalos qëndrime jo të njëjta të tyre. Shkëputja e trajtuar si dekolonizim ka...
qenë p.sh. pavarësimi i kolonive prej metropoleve evropiane. Madje, këta shtete nuk u krijuan si rezultat i ekzistencës së ndonjë të drejte për pavarësi nën ligjin ndërkombëtar, shpallja, krijimi dhe ekzistenca e tyre erdhi si pranim fakti e njohje nga një numër i konsiderueshëm vendesh të asaj kohe. Ky përafrim ndryshoi mjaft në erën e OKB-së, në të cilën dekolonizimi, si mënyrë kryesore e krijimit të shteteve të reja në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të (në rendin legal ndërkombëtar të kohës) nuk shihej si rast shkëputjeje. Kjo mishërohej dhe në Rezolutën 2625, XXV (Deklarata e Parimeve të Ligjit Ndërkombëtar). Sipas saj: "Territori i një kolonie apo çdo territor tjetër i jo vetëqeverisur, sipas Kartës, ka një status të veçantë dhe të dalluar nga territori i shtetit që e administron atë". Paralelisht me të u rinxorr në pah edhe parimi i vetëvendosjes si një e drejtë e të gjithë popujve. Në këtë mënyrë, ligji ndërkombëtar përmban në vetvete të drejtën e bashkësive të ndryshme, të kualifikuara si popuj, për të krijuar shtetet e tyre të pavarur. Krahas kësaj, shkëputja mbetet një rrugë e rëndësishme e krijimit të shteteve në botën e sotme. Fundi i Luftës së Ftohtë nxori në pah aspirata të reja shkëputëse, duke fuqizuar dhe rizgjuar në të gjithë botën pretendimet ekzistuese apo të fjetura në vite. Dhe, ndërkohë, krahas këtij "zelli" të papritur për krijim shtetesh të rinj në botën e sotme globale është duke u fuqizuar hap pas hapi ndërvarësia, që e bën deri të pakuptimtë tendencën e copëzimit. Pra, vihen re njëkohësisht dy dukuri kundërshtuese, nga njëra anë copëzimi (analiza) dhe nga ana tjetër globalizimi (sinteza). Vetë globalizimi, në thelb, implikon ulje kompetencash të qeverive të veçanta, duke e transferuar pushtetin e tyre për nga sipër (nëpërmjet procesit të integrimit dhe kalimit të një pjese të tij në struktura mbikombëtare) ose për nga poshtë (nëpërmjet decentralizimit, derregullimit dhe privatizimit, brenda qeverisjes kombëtare). Rritja e anëtarësimeve në OKB nga numri fillestar 51 në vitin 1945, në numrin 149 në vitin 1984 i detyrohej kryesisht procesit të dekolonizimit. Ndryshimi nga numri 151 në vitin 1990 në atë aktualin prej 192 shtetesh anëtare u detyrohet kryesisht shkëputjeve apo ndarjeve, pa lënë mënjanë pamje të dukshme të dekolonizimit midis tyre. Kështu, p.sh., shpërbërjet e Bashkimit Sovjetik apo të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë e nisën rrugën e tyre, në të dy federatat, me prirje shkëputje të pjesëve përbërëse, midis të cilave ishte jo e vogël dhe përbërësja koloniale...
Koncepti i gjerë dhe ai i ngushtë mbi shkëputjen (copëtimin, ndarjen)
Në shpjegimin teorik politik e legal mbi dukurinë e ndarjes ka mendime të ndryshme. Në disa prej tyre ndeshet një konceptim i gjerë mbi shkëputjen, përfshirë dhe ndarjen apo copëtimin e shteteve, ku shteti i mëparshëm vazhdon të ekzistojë i reduktuar në pamje territoriale e demografike (p.sh. rasti i Serbisë). Disi më ndryshe është shpërbërja e një federate kur shkëputen pjesët përbërëse dhe vetë shteti i përbërë i mëparshëm pushon së ekzistuari. P.sh., në rastin e çekosllovakisë, kemi të bëjmë me një shpërbërje të pastër me marrëveshje (pa konflikt) midis pjesëve përbërëse. Ndërsa, në Federatën Jugosllave, u ndërthur shpërbërja me shkëputjen (ndarjen, copëtimit), që gati në çdo shkëputje u shoqërua me gjakderdhje (me përjashtim të Maqedonisë). Kur një shtet i ri formohet nga pjesë territori të një shteti tjetër me pranimin apo mirëkuptimin e atij, ky proces më shumë se ndarje apo copëzim mund të konsiderohet si devolucion apo shpalosje. Në këtë rast, një marrëveshje e qartë midis dy entiteteve e shmang çdo burim konflikti, të paktën në lidhje me ekzistencën e vetë shtetit të ri. Në një kuptim më të ngushtë, copëtimi është krijimi i një njësie të re të pavarur nëpërmjet ndarjes apo shkëputjes së një territori dhe popullsie nga ato të shtetit ekzistues, pa mirëkuptimin apo pranimin e këtij të fundit. Po ashtu, ndarja mund të marrë formën e një shkëputjeje të një pjese të territorit të një shteti për t'u përfshirë si pjesë e një shteti tjetër, pa pranimin apo mirëkuptimin e të parit. Në rastin e Kosovës, në procesin e pavarësimit, mund të flitet për ndërthurje të shpërbërje - shkëputjes me komponentin e dekolonizimit. Pikërisht, duke pasur parasysh të gjitha këto, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), me një votim 10 me 4, në 22 korrik 2010, në vendimin e saj këshillimor nënvizoi qartë se "deklarata e pavarësisë e Kosovës, e adoptuar në 17 shkurt 2008, nuk e kishte dhunuar ligjin ndërkombëtar". Nga ana tjetër, me një vendim të tillë juridik, në një mënyrë apo tjetrën, sanksionohet edhe njëherë hierarkia e dy parimeve: e parimit të vetëvendosjes mbi atë të tërësisë territoriale...
Megjithatë, mungesa e mirëkuptimit apo e rënies dakord e shtetit të mëparshëm, për arsye, interesa ose justifikime nga më të ndryshmet, ende mbetet një element "sfungjer" në shfrytëzimin politik të konceptimit të ngushtë të shkëputjes, ndarjes apo copëzimit. Pikërisht, një gjë e tillë e bën problematik vetë ligjin ndërkombëtar. Nga njëra anë, mungesa e marrëveshjes bëhet një burim përplasjeje e konflikti midis shtetit të ri dhe shtetit të mbetur dhe, nga ana tjetër, për t'u pranuar prej atij të fundit, ky entitet i ri jep dhe justifikimin legal për krijimin e vet, ndërkohë që njohja e tij është më shumë politike, një çështje pranimi fakti nga shtetet e tjera. Ndërsa, shteti fillestar, përkundrazi, përpiqet të krijojë pengesa të njëpasnjëshme, të bëjë të kundërtën, madje të demonstrojë që ky lloj justifikimi nuk mund të bazohet në ligjin ndërkombëtar, se gjoja rendi legal ndërkombëtar e mbron atë ndaj synimeve apo dukurive të lidhura me shkëputjen. Këtë ka bërë dhe po bën Kosova sot, dhe shtetet më të fuqishme që e kanë njohur dhe mbështetur atë, ndërsa në kahe të kundërta, si kundërvënie kokëfortë ndaj "faktologjisë" politike, po ecën Serbia, e mbështetur nga Rusia.
Ligji ndërkombëtar: roli i tij në rritje në lidhje me shkëputjen (ndarjen, copëtimin)
Në përgjithësi, shtetet në të gjithë kohërat kanë qenë alergjikë ndaj copëzimit apo "ndarjes së një pjese të shtetit". Nisur nga diçka e tillë, jo pak juristë pretendojnë se procesi i copëtimit ose nuk figuron në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose "kamuflohet" në ligjin ndërkombëtar. Qoftë kjo dhe pas suksesit të një procesi copëtimi dhe mirëfunksionimit të shtetit të ri!... E thënë ndryshe, në thelbin e vet, vetë krijimi i shteteve dhe njohja e tyre ka qenë praktikisht një çështje fakti dhe jo një çështje ligji. Madje, për shumë specialistë, ligji ndërkombëtar nuk ka ndonjë implikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Pra, e vetmja gjë që mund të bëhet është ndjekja e procesit të ndërtimit të kësaj njësie të re sovrane, së bashku me të gjitha pasojat e lidhura me të, përfshirë edhe të drejtat dhe detyrimet e saj në realitetin konkret botëror e rajonal. Kështu, p.sh., më 1991, Komisioni i Arbitrazhit i Konferencës së Paqes për Jugosllavinë (Komisioni Badinter) theksonte prerë se "ekzistenca apo zhdukja e një shteti është çështje fakti". Në thelb, një gjë e tillë flet për një rol të parëndësishëm të ligjit ndërkombëtar në këtë fushë, ndërkohë që një problem në vete mbetet reagimi i mjedisit ndërkombëtar, njohja e këtij shteti të ri.
Disa shembuj
Në fund të Luftës së Ftohtë, disa nga shtetet që u krijuan e pretenduan krijimin dhe mbështetjen e tyre tek ligji ndërkombëtar, sidomos në rolin e justifikimit legal mbi krijimin e këtyre shteteve. P.sh., rasti i Namibisë më 1990 dhe i Timorit Lindor më 2002. Mikronezia dhe Palau e fituan të drejtën e të qenit shtet në 1990 dhe 1994 përkatësisht, kur Këshilli i Sigurimit mori vendimin e tërheqjes së administratës së OKB-së prej këtyre territoreve. Sidoqoftë, në raste të tilla, "roli" i ligjit ndërkombëtar në krijimin e këtyre shteteve nuk ishte i ri, por thjesht një vazhdim i procesit të dekolonizimit të viteve 1960-të dhe 1970-të, për të mbyllur pjesët e mbetura prej tij. Deri diku edhe pavarësia e Eritreas, më 1993, mund të përfshihet, po ashtu, në listën e shteteve të krijuara nëpërmjet veprimit të ligjit ndërkombëtar (ky territor u përfshi brenda Etiopisë, me anë të një vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me kushtin që ky territor të mbante një status autonom brenda federatës, kusht ky që nuk u plotësua dhe nuk u respektua nga shteti mëmë). Rastet e tjera të shteteve të rinj, të krijuar me mbarimin e Luftës së Ftohtë, sidomos me shpërbërjet e federatave ideologjike, nuk kishin ndonjë bazim legal ndërkombëtar: ata u shfaqën si "çështje fakti" apo si situata, të cilat ligji ndërkombëtar as i shkaktonte, as i ndalonte. Veçse "neutraliteti" i ligjit ndërkombëtar në një aspekt të tillë është gjithnjë e më pak evident, sidomos po të kihet parasysh se mekanizmat për mbrojtjen e shteteve federative nga shpërbërja apo "shpërthimi" është më i fortë tani se më parë...
Në fakt, pikëpamja mbizotëruese (tradicionale) ka qenë se lëvizjet për shkëputje, pa ndonjë kontroll të jashtëm, janë konsideruar si çështje të brendshme. Parë me këtë sy, mund të thuhet se ligji ndërkombëtar as e inkurajon shkëputjen, as nuk e pengon atë. Shkëputja (ndarja, copëzimi) është konsideruar kështu si çështje fakti. Pra, nëse forcat që kërkojnë shkëputjen e kanë mundësinë për ta imponuar krijimin dhe më tej njohjen e shtetit të ri, atëherë sistemi legal ndërkombëtar mbetet ta regjistrojë faktin e ekzistencës së këtij entiteti të ri. Pa dashje këtë thelb e harron politika ruse në raportin e saj kontradiktor mbi mosnjohjen e Kosovës, nga njëra anë, dhe njohjen e rajoneve të Abkhazisë dhe të Osetisë Jugore nga Gjeorgjia si shtete të pavarura, nga ana tjetër.
Një element kyç për dallimin midis situatave, ku ligji ndërkombëtar ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë (duke furnizuar dhe një justifikim ligjor për krijimin e shtetit të ri) dhe atyre situatave, ku ligji ndërkombëtar nuk e luan një rol të tillë, është statusi i territorit në diskutim. Pra, në disa situata këto territore e kanë pasur një status ndërkombëtar kohëgjatë si: protektorate, territore nën sovranitetin e një shteti ekzistues të autorizuar nga një organizim ndërkombëtar (siç ishte rasti i Eritreas); ndërsa në situata të tjera krijimi i entiteteve të reja sovrane është realizuar nëpërmjet marrjes së territoreve prej shtetit ekzistues të pavarur. Situatat e shpërbërjeve të mirëkuptuara, bashkimi apo devolucioni me marrëveshje të ndërsjellë (apo referendum) nuk krijojnë probleme madhore, ndryshe nga ndarjet apo copëtimet e sforcuara, që rezultojnë shpesh tepër problematike në një perspektivë legale. Të tilla kanë qenë disa nga rastet e deklarimeve unilaterale të pavarësisë nga republikat sovjetike apo jugosllave, apo të territoreve në trajtën e krahinave autonome, si rasti i Kosovës.
Një interes të veçantë paraqet dhe vetë analiza legale e procesit të ndarjes, e momentit kohor të zgjedhur, e maturimit të tij. Pra, një çështje thelbësore është plotësimi i së drejtës të ndarjes, konsiderimi i rolit të parimeve fundamentale të ligjit ndërkombëtar në mbështetje apo kundërshtim të krijimit të entitetit të ri të pavarur, impakti i të ashtuquajturit parim të efektivitetit dhe njohjes së këtij procesi. Gjithashtu, ligji ndërkombëtar përcakton apo kushtëzon disa pasoja legale të pasndarjes. Të tilla janë mjaft çështje të rëndësishme si ato të garantimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, respektimit të parimeve demokratike, njohjes së kufijve, mbrojtjes së mjedisit ndërkombëtar, etj. Probleme të tjera, në rast krijimi të një shteti të ri, apo në kushte copëzimi, janë dhe ato që lidhen me traktatet e ndryshme, që e shoqërojnë një proces të tillë, me nacionalitetin apo etninë e popullsisë, shpërndarjen e pasurisë kombëtare, problemin e borxheve, të arkivave, etj.
Ndikimi i parimeve fondamentale në marrëdhëniet ndërkombëtare
Për shtetet, integriteti territorial konsiderohet një parim superior, një pasqyrim konkret i karakterit sovran të tyre. Ai mishëron garancinë ndaj çdo copëzimi territori, nuk është thjesht një shprehje e respektit të sovranitetit territorial, por dhe i integritetit të tij. Me këtë konceptim shpjegohet pse mbështetja e një lëvizje shkëputjeje, apo dhe vendimi i një fuqie koloniale për të ruajtur pjesë të territorit të një kolonie të saj pas pavarësisë, konsiderohet si dhunim territori, si prekje e integritetit territorial të një shteti dhe popullsisë përkatëse të tij. Një rregull i tillë nuk ka dyshim se luan një rol fondamental në marrëdhëniet ndërkombëtar. Ai, si detyrim të ndërsjellë, u kërkon të gjithë shteteve që të respektojnë territoret e njëri-tjetrit, të shmangin ndërhyrjet e shqetësimet e jashtme apo, e thënë ndryshe, vetë kërcënimet ndaj sovranitetit territorial të ardhur nga jashtë. Ndryshe është puna në prani të synimeve të brendshme copëzuese. Bile, në një pamje të parë, integriteti territorial mund të shfrytëzohet si argument ligjor kundërshtues i lëvizjeve të tilla, përderisa ato, në mungesë të krimeve masive e gjenocidit, nuk janë subjekte të ligjit ndërkombëtar. Parë me këtë sy, parimi i tërësisë territoriale aplikohet jo pa sukses në aksionet e jashtme, por jo për rreziqet e emetuara nga brenda. Megjithatë, një ekzaminim prima facie i praktikës së sotme ndërkombëtare në lidhje me integritetin territorial shfaqet jo pak kontradiktor. Kështu, p.sh., në rezolutat e shumta apo deklaratat e adoptuara në momentin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Sllovenia dhe Kroacia (të pasuara nga përbërëse të tjera të këtij shteti federal) kanë munguar vetë referencat në lidhje me integritetin territorial të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë; kurse në rastin e Eritreas, OKB-ja jo vetëm nuk e evokoi integritetin territorial të Etiopisë, por mori pjesë në mënyrë aktive në organizimin e referendumit aty. Nga ana tjetër, në rastin e Bosnjë-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Komoros apo dhe Kosovës (shumë vite më parë), komuniteti ndërkombëtar iu drejtua të gjitha pjesëve të përfshira në këto konflikte të brendshme shkëputjeje për të respektuar detyrimin e respektit të integritetit territorial të shteteve të përfshira, madje edhe duke paralajmëruar mosnjohje në raste deklarimi të njëanshëm të një entiteti të ri në kundërshtim me parimin e integritetit territorial. Kjo kontradiktë e dukshme mund të shpjegohet në terma legalë. Siç u përmend, rasti i Jugosllavisë u trajtua nga një Komision Arbitrimi dhe vetë OKB-ja si një rast shpërbërje dhe jo shkëputje. Pra, parimi i integritetit territorial nuk përbën një çështje apo zbret në hierarki kur shteti po shpërbëhet, madje ai në vetvete në këtë proces nuk ekziston më. Ndërsa, në rastin e Eritreas kemi të bëjmë me mosrespektim të statusit special të autonomisë të dhënë nga OKB-ja, nga shteti në të cilin ishte përfshirë ai territor. Sidoqoftë, rastet e referuara të respektimit (apo prekjes) të integritetit territorial kanë të bëjnë me lëvizje shkëputëse për fitimin e pavarësisë me mjete detyruese, me përdorim force, ndryshe nga krijimi i një shteti të ri dhe njohja e tij sipas ligjit ndërkombëtar nëpërmjet shfrytëzimit të rrugëve paqësore.
Parimi i përdorimit të forcës
Përdorimi i forcës dhe ndalimi i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare duket i palidhur me problemin e shkëputjes, ndarjes apo copëzimit, me përjashtim të dukshëm të ndërhyrjes ushtarake në krijimin e një entiteti të ri, si në rastin e Republikës Turke të Qipros Veriore. Përsëri, edhe në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një reagim apo betejë ndaj një qeverisje të sforcuar koloniale. Pra, e thënë ndryshe, në rastet kur kemi një konflikt të dhunshëm midis një qeverisje qendrore dhe një lëvizje secesioniste, prirjes për shkëputje, nuk mund të zbatohet ligji i ndalimit të përdorimit të forcës. Madje, në raste të tilla, dhuna e përdorur nuk shkon deri në përdorim force në marrëdhëniet ndërkombëtare, por administrohet brenda sferën së brendshme të një shteti të dhënë. Kështu, represioni i sforcuar, përplasja e armatosur apo terrorizmi brenda një shteti administrohen nga ius ad bellum, por me ligjin e brendshëm të shtetit përkatës. Nga njëra anë, autoritetet qendrore ushtrojnë në mënyrë të legjitimuar metodën e forcës dhe nga ana tjetër, masat e dhunshme të lëvizjes separatiste konsiderohen si pa bazë legale. Ndryshe nga rastet e kryerjes së krimeve masive dhe gjenocidit, kur përfshihet reagimi ndërkombëtar ndërhyrës; apo dhe ndryshe nga vetë konteksti i dekolonizimit. E thënë ndryshe, ligji ndërkombëtar nuk e ka njohur të drejtën e përdorimit të forcës për lëvizjet secesioniste, sidomos kur konstatohen raste të dhunimit të egër të të drejtave njerëzore kundër minoriteteve apo grupeve të tjera si në rastin e popullsisë shqiptare të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit. Një problem në vete është dhe kualifikimi në zbatimin e rregullave anti-terror, kur ndeshet përdorimi i metodave terroriste brenda lëvizjeve secesioniste. Në fakt, të drejtat e njeriut duhet të respektohen në të gjitha rastet të represionit të një përplasjeje separatiste, përfshirë dhe ligjin humanitar kur konfrontimi arrin nivelin e një konflikti të brendshëm të armatosur. I tillë është rasti i çeçenisë.
Parimi i vetëvendosjes
Parimi i vetëvendosjes, kur është i aplikueshëm, çon në krijimin e shteteve të reja. Nuk ka dy të drejta të ndryshme të vetëvendosjes, një e brendshme dhe një e jashtme, por thjesht dy aspekte të së njëjtës së drejtë. Nëse përdorimi i parimit nuk është më kontraversal në kontekstin e një administrimi kolonial apo të huaj, çështje thelbësore për diskutim në lidhje me ndarjen apo secesionin është nëse ai krijon shqetësime serioze në vendet ekzistuese. Në ligjin ndërkombëtar ai që dominon është koncepti i ngushtë i vetëvendosjes. Bile, praktika tregon se përcaktimi ligjor ndërkombëtar i përkufizimit "popujt" flet për ekzistencën e një populli kur ka një shtet. Përjashtimi furnizohet nga rastet në të cilat vetë shteti përbëhet nga një disa apo mori popujsh që e kanë të drejtën e vetëvendosjes, pra dhe të ndarjes. Ky ishte para pak vjetësh unioni Serbi&Mal i Zi. Ndryshe nga ky përkufizim, Gjykata e Lartë e Kanadasë e përcakton "popullin" edhe si porcion të popullsisë së plotë të një shteti ekzistues. Megjithatë, në praktikë vihet re një dallim i qartë, në ligjin ndërkombëtar, midis 3 kategorive të ndryshme njerëzore me të drejtat përkatëse: popuj, minoritete dhe popullata indigjene. Vetëm popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. Dy grupet e fundit janë pjesë e grupit më të gjerë: popujt. Të flasësh për minoritete nacionale brenda shteteve nuk ka kuptim, nëse këto minoritete janë konsideruar "popuj". Njohja nga OKB-ja e komunitetit njerëzor, që përbën një "popull", është pra e rëndësishme, siç e ka demonstruar qartë praktika në fushën e dekolonizimit. Një çështje tjetër është "klauzola e mbrojtjes" (safeguard clause), që të çon tek pranimi legal i "shkëputjes kurative" (remedial secession) si rrugëdalje. Pra, kur një shtet nuk po sillet në mënyrën e duhur, të përshkruar në Deklaratën e Marrëdhënieve Miqësore (Friendly Relations Declaration - 1883rd plenary meeting, 24 October 1970), atëherë pjesa e popullsisë që është diskriminuar ka të drejtë për vetëvendosje dhe shteti që ka vepruar në këtë mënyrë humb të drejtën e mbrojtjes së integritetit territorial. Kjo klauzolë u formulua duke pasur parasysh situata të tilla si në Afrikën e Jugut apo Rodezi, pa pasur ndonjë synim copëzimi për shumicën e popujve afrikano-jugorë apo zimbabvianë, viktima të regjimeve raciste. E çuditshme, por ishte regjimi i minoritetit të Pretoria-s që inkurajoi një politikë shkëputjeje me krijimin e shteteve të "pavarura" të Bantustanit. Në përfundim, interpretimi i klauzolës në shkëputje kurative mund të krijojë edhe probleme të dhunimit të përmasës së brendshme të vetëvendosjes, në humbjen e territorit në sajë të një qeverisje të tillë. Pra, kur një minoritet kombëtar, fetar apo gjuhësor është diskriminuar në mënyrë serioze, atëherë ai bëhet "popull". Pa harruar se dhunime të tilla janë shpesh të lidhura me një qeverisje të caktuar që ndjek politika të tilla diskriminuese, pra, në njëfarë mënyre mund të rezultojnë dhe të përkohshme, ndryshe nga shkëputja që konsiderohet si një zgjidhje radikale, pa kthim prapa. Këtë nuk po kupton dot politika dhe diplomacia e Beogradit!