E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita kërkon të pengojë integrimin

Kryeministri Berisha ka vijuar me turin e inagurimeve të shkollave në të gjithë vendin ndërsa sot ka inaguruar shkollën 9-vjeçare "Ahmet Zogu" në Bathore të Tiranës.
 

Ndërsa ka premtuar sërish se në mandatin e ardhshëm, qeveria do të ndërtojë dhe rindërtojë çdo shkollë, në të gjithë vendin, kryeministri ka akuzuar opozitën se kërkon të rrënojë ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Europian.

"Projekti i shekullit është integrimi në BE. Ju bëj thirrje të ndiqni punimet e Parlamentit dhe do shihni sesi çdo ditë një grusht i vogël deputetësh në prag të statusit largohen nga salla e mbledhjeve për të mos votuar ligjet. Me karriget bosh ata duan të rrënojnë ëndrrën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Zgjedhjet e ardhshme po afrojnë. Unë ju bëj thirrje që tu thoni prindërve tuaj të votojnë jo vetëm për veten por edhe për ju, për të gjithë shqiptarët që ne të ecim të sigurtë drejt të ardhmes ” theksoi Berisha.

Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se duhet bërë gjithçka për të vendosur standartet e cilësisë më të lartë në arsim duke shtuar se çdo hap drejt dijes është një hap drejt zhvillimit të vendit.

"Cilësia është jo e nivelit të vendeve të zhvilluara por kam bisim që me përkushtim dhe me mençurinë e fëmijëve tanë do të jetë e afërt dita ku shqiptarët të dalin në vendet më të mira për cilësinë e arsimit. Për ne çdo zhvillim kalon përmes shkollimit dhe ne jemi të vendosur një sistem arsimor modern” shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›