E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganave, mbyllen kufijtë me Greqinë

SHKUP- Deri diten e shtune do të jenë të mbyllur pikat kufitare me Greqinë për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke.

Lajmi është komunikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë e cila ka informuar lidhur me grevën greke dhe paralajmërimet që qytetarët të shmangin udhëtimet drejt vendit fqinj deri në fundjavë.

MPB theksoi se është njoftuar gojarisht nga autoritetet greke për grevën e nisur.
Me këtë vendim për grevë, do të jenë të mbyllur përkohësisht vendkalimet Bogorodicë, Dojrani i Vjetër dhe Mexhitli.

Siç bëhet e ditur, kalimi do të jetë i mundur vetëm për raste emergjente. MPB në Shkup theksoi se për grevën pret përgjigje zyrtare me shkrim nga autoritetet greke. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›