Shkodër, asgjësohen 3720 rrënjë bimë narkotike
Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër thanë për se aksioni në fjalë është në kuadrin e masave të marra me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në territorin e Qarkut të Shkodrës.
Në operacionin ,i koduar “Vija Ajrore” Sektori Kunder Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe me Repartin e F. N. Sh–së, e përqëndroi kontrollin në vendin e quajtur “Siper Digës”, në Fshatin Qerret të Komunes Temal të rrethit Shkodër, në tokë pa pronar, ku identifikoi 8 parcela me 2.250 rrënjë bimë me karakteristika të ngjashme me ato të Cannabis Sativa.
Në fshatin Mazrrek të Komunes Temal të rrethit Shkodër, në tokë pa pronar janë identifikuar 14 parcela me 1.480 rrënjë bimë Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme për vepren penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”