E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia rrugore rrit masat administrative

Shërbimet e policisë kanë përforcuar masat dhe kanë ndërmarrë kontrolle të rrepta për të parandaluar ngjarje tragjike në rrugë, pas aksidenteve të rënda që janë shënuar ditët e fundit në rrugët e këtij qarku.
    
Gjatë këtyre kontrollove janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 19 automjete, ndërsa 6 drejtuesve të mjeteve u janë pezulluar patentat për përdorim të pijeve alkoolike. Në 24 orët e fundit, policia ka vendosur 233 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit si dhe 23 gjoba për mosvendosje të kaskave mbrojtëse për përdoruesit e motoçikletave. Për parakalim të gabuar janë marrë 11 masa, ndërsa 13 të tjera janë vendosur për shkelje të ndryshme.
     
Aksidentet rrugore që javën e fundit kanë shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish, më së shumti kanë ndodhur për shkak të gabimeve të drejtuesve të mjeteve. Për parandalimin e tyre, shërbimet e policisë rrugore në qarqe kanë përforcuar masat dhe kontrollet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›