Shkodër – AKU plan masash për sezonin, 237 inspektime parashikohen të zhvillohen gjatë verës

AKU ka nisur kontrollet në kuadër të sezonit turistik në Shkodër. Drejtori Romir Haderi bën të ditur se është hartuar një plan masash të cilat do të zbatohen gjatë kësaj periudhe.
“Janë programuar një së sërë inspektimesh në qarkun Shkodër. Inspektimet do të jenë në kuadër të sezonit turistik. Subjekt që do të jenë pjesë e inspektimit, fillimisht do të jenë mënyrë ndërgjegjësimi dhe këshillimi për zbatimin e legjislacionit të sigurisë. Faza e dytë do të jetë kontrolli”, tha Haderi.
Aksioni do të zgjasë gjatë gjithë verës dhe janë parashikuar të zhvillohen mbi 230 inspektime.
Ndërkohë AKU gjatë këtyre kontrolleve do të bashkëpunojë edhe me institucionet e tjera si bashkia, prefektura dhe me policinë e shtetit.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/