E Martë, 3 Nëntor 2026

Besimtarët kremtojnë Analipsin, shërbesa u mbajt në kishën e Ristozit në Mborje

40 ditë pas Pashkës, besimtarët e krishterë ortodoksë kanë kremtuar Analipsin që simbolizon ngjitjen e Zotit në qiell.

Kjo ditë njihet ndryshe si festa e Ristozit dhe shërbesa e udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani, u mbajt tek kisha e Ristozit në Mborje.

Besimtarët në këtë ditë urojnë njëri tjetrin për shëndet e mbarësi.

Analipsi është një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin ortodoks

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›