Shkodër – Aplikohen 60% e vaksinave, koha më e përshtatshme për t’u vaksinuar kundër gripit

Për shkodranët duket se muaji i fundit ka qenë më i përshtatshmi për t’u vaksinuar kundër gripit.
Rreth 1 muaj më parë 15.700 vaksina anti grip mbërritën në qendrat shendetësore të Shkodrës.
Të moshuarit kanë qenë grupmosha e cila ka treguar më shumë interes për të aplikuar vaksinen e gripit.
Ata menjëherë iu drejtuan institucioneve shendetësore për tu vaksinuar.
Sot 1 muaj pas nisjes së vaksinimeve, në Shkodër janë aplikuar 60% të dozave që u tërhoqen, thotë për RTSH kryevaksinatori Arben Xhabija.
Ai e vë theksin tek rëndësia e vaksinimit jo vetëm për të moshuarit, por edhe grupet e tjera që konsiderohën në rrezik.
Vaksina kundër gripit këtë vit është 4 vakente. Ajo krijon mbrojtje nga disa lloje virusesh. Specialistët në Shkodër thonë se aktualisht është periudha më e mirë për të kryer këtë vaksinë pasi gripi ende nuk është në pikun e tij.
Gazetar: M.Gjoni
/ rtsh.al /