Gjykata e Lartë, Beçaj: Fluks çështjesh për gjykim, shkak vëndet vakant
Tiranë- Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj ka deklaruar sot në Komisionin e Ligjeve se në Gjykatën që ajo drejton shihet si tepër problematike shtimi i çështjeve për gjykim, apo moszëvendësimi i vendeve vakante.
Gjatë raportimit të saj mbi problemet e Gjykatës së Lartë ajo i ka bërë thirrje presidentit që të shqyrtojë me kujdes emrat e gjyqëtarëve që vendosen në këtë gjykatë, pasi duhen persona që të mos kenë ndikime politike.
Sipas Beçaj, në këtë institucion ka një fluks të madh çështjesh, dhe është e pa mundur të trajtohen të gjitha në kohë. Sipas saj shkak kryesor mbetet mosplotësimi i vendeve vakante, duke bërë që numri i gjyqëtarëve të jetë më i pakët.
Kur një anëtari i mbaron mandati duhet zëvendësuar menjëherë. Kjo situatë me vendet vakante, ka vështirësuar shumë punën. Nëse sdo kishte vende vakante, do ishin gjykuar 3 mijë çështje më tepër,- tha ajo.
Në mbledhjen e kaluar Komisioni i Ligjeve përfaqësuesit e opozitës kërkuan më shumë kohë për tu njohur me draftin e Gjykatës së Lartë, ndërsa projektligji për rikonstruktimin e saj kërkon një mirtatim me 84 vota.