E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Vata nuk siguron askend

Tekniku i ekipit te Vllaznise Rudi Vata nuk u ka vene fre largimeve. Deri ne keto momente nga ekipi shkodran jane larguar kater futbolliste pervec Sukajt dhe Vajushit kane ikur edhe Danaj me Nimanin. Tani duket se te lartpermendurit nuk do te jene te vetmit pasi trajneri duket se kerkon nje lloj reformimi ne ekipin e tij qe sigurisht nuk mund te behet pa larguar futbolliste te tjere. Edhe pse vete Vata nuk jep asnje emer konkret ne kampin shkodran gjithmone e me shume jane duke u lakuar emra si Sykaj Muca apo edhe Gocaj te cilet me shume gjasa nuk do te jene me pjese e Vllaznise per pjesen e dyte te kampionatit. Ne lidhje me lojtaret qe do te largohen nga ekipi i Vllaznise mund te them se nje pjese prej tyre nuk kane justifikuar ate qe une kam pritur prej tyre. Ne skuadren time nuk do te kete asnje futbollit qe do te kete statusin e titullarit. Mund te them se lojtareve qe do te largohen i eshte dhene shume here mundesia per te treguar vlerat e tyre por asnjehere nuk kane bindur dhe nuk kane percjelle ato energji qe une dhe stafi im kerkon. Nuk mund te them se kush mund te qendroje dhe kush jo por mund te them se pa afruar lojtare te rinj nuk mund te kete largime. Largimet do te jene ne baze te afrimeve te bera - ka deklaruar Vata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›