Tirane Pervec lojtareve Dinamo mund te humbe edhe Mergjyshin
Cdo dite e me shume Dinamo po i ngjan Partizanit te para dy viteve. Edhe pse grumbullimi ka nisur normalisht gjendja ne kampin blu nuk eshte aspak e qete. Burime te sigurta prane klubi dinamovit kane bere me dije se nje pjese e mire e futbollisteve titullare qe po sterviten aktualisht me ekipin kane kerkuar lejekalimet te drejtuesit e klubit per tu larguar ne drejtim te ekipeve te tjera. Nje kerkese e tille e bere nga disa futbolliste nuk eshte pritur mire nga drejtuesit blu te cilet mesohet se ende nuk kane vendosur se cfare do te bejne ne nje situate te tille. Vete administratori Saliaj pak dite me pare ka deklaruar se asnje futbollist i Dinamos nuk do largohet pasi klubi ka qene korrekt me pagesat. Por mosafrimi i asnje futbollisti te ri nga merkato dhe rreziku se Dinamo do te jete e destinuar te bjere nga Kategoria Superiore sezonin e ardhshem ka krijuar panik ne radhet e lojtareve te cilet tashme jane te pasigurt per te ardhmen e tyre ne radhet e bluve. Por krahas largimit te futbollisteve kryesore te skuadres gje e cila duket se eshte e pashmangshme Dinamo duket se do te humbase edhe trajnerin Mergjyshi. Ky i fundit eshte duke u kerkuar me shume ngulm nga drejtuesit e rinj te skuadres se Tomorit. Kane qene keta te fundit ata qe kane shprehur hapur interesimin e tyre ne drejtim te trajnerit. Vete Mergjyshi nga ana tjeter pak dite me pare ka konfirmuar faktin e bisedimeve dhe nese ai do te largohet nga blute per te drejtuar ekipin beratas qe tashme stervitet ne ambientet e kompleksit Dinamo do te mbetet per tu pare vetem pasi aksioneret e rinj te Tomorit te jene zyrtarisht ne krye te klubit.