Shkodër, 10 të arrestuar nga një operacion i policisë
Një operacion i policisë së Shkodrës i ndërmarrë gjatë mbrëmjes së djeshme është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e 10 personave ku mes tyre edhe 2 biznesmenë të njohur.
Mësohet se të arrestuarit akuzohen për trafik droge, trafik armësh si dhe për vrasje por nuk bëhen ende publik identiteti i të arrestuarve.
Policia e Shkodrës gjatë operacionit ka zhvilluar kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar në qytet.
Ndërkohë policia e Shkodrës pritet të japë sqarime për operacionin gjatë ditës së sotme.