Dëbora bllokon Greqinë

Stuhia e borës ka përfshirë sot Greqinë, duke shkaktuar telashe të shumta në trafikun detar dhe rrugor anembanë tërë vendit. Në pjesën qendrore të këtij vendi, trashësia e borës ka arritur edhe deri në 60 cm.
Bora ka rënë sot edhe në Peloponez, ku automjeteve u është ndaluar të dalin në rrugë pa zinxhirë. Stuhia ka përfshirë edhe shumë ishuj të Egjeut, kurse anijeve u është ndaluar dalja nga portet në Pire, Rafina dhe Rodos.