Shkodër, 2 të vdekur në 2 aksidente rrugore
Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në Dajç të Shkodrës. Simon Vila, i cili ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, është përplasur nga një automjet ndrysa ishte duke kaluar rrugën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Ilir Bujarin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Më herët, në rrugën Lezhë-Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën 75-vjeçari Abaz Alia, nga Shkodra pasi është përplasur nga një makinë ndërsa ishte duke udhëtuar me biçikletë.
20 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Shkodër, 2 të vdekur në 2 aksidente rrugore burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip