Vret aksidentalisht djalin e xhaxhait

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e paradites kur u plagos dhe më pas ndërroi jetë studenti 23-vjeçar Bedri Dani.
Ngjarja ndodhi paraditen e të hënës në Zall Herr, në një terren të thyer dhe fillimisht u pretendua për një vetëvrasje të studentit.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, policia ka shoqëruar djalin e xhaxhait të viktimës, Naim Dani, i dyshuar se ka vrarë aksidentalisht 23-vjeçarin.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht me armë gjahu ndërsa grupi i të rinjve kishin dalë për gjah.
Dani mori plagë të rënda nga e shtëna me armën e gjahut, plagë të cilave nuk mundi t’u mbijetonte edhe pse u tentua të dërgohej për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.