E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhetimi i kosovareve drejt Vlores ndalese ne Rubik

Dhjetë ditë udhëtim në këmbë nga Gjilani për të përcjellë flamurin në Vlorën e Pavarësisë me 28 nëntor, por lodhja nuk ndjehet tek këta burra nga Kosova. Në ndalesën e radhës në Rubik, mikpritja u ka dhënë kurajo.

Kjo rrugë ishte thjesht nje iniciativë personale, por në çdo ndalesë kanë gjetur mbështetjen e bashkëkombasve.

Asnje shpenzim për grupin që pas kalimit në Shqipëri, shqiptarët u kanë siguruar fjetje dhe ushqim falas.

Musliu ka programuar të festoje ditëlindjen e 66 të tij në Rogozhinë, dhe sigurisht kjo do të jetë data më e shënuar për të.

Pas Rubikut, është Miloti ndalesa tjetër gjatë rrugës, aty ku pritet tu bashkohen edhe të tjerë për të vijuar qetësisht marshimin drejt Vlorës. Banorë e fëmijë shkollash i kanë shoqëruar misionarët e flamurit deri në hyrje të autostradës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›