E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, 30 mijë banorë sërish në errësirë

Shkodër-Banorët e fshatrave të Shkodrës dhe një pjesë e qytetit që furnizohet me energji nga nënstacioni i Rrencit janë në terr prej dy ditësh. Pas problemit në nënstacion, si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për riparimin, por ende nuk është gjetur zgjidhja.

Për pasojë plot 30 mijë banorë të fshatrave Rrenc, Juban, Guri i Zi, Bardhaj e të tjerë janë pa energji elektrike. Aktualisht ekipi special ka mbërritur dhe po punon në nënstacion për riparimin e defektit. Mësohet se po punohhet për heqjen e pajisjeve të djegura dhe zëvendësimin e tyre.

“Në vend po punon divizioni i linjës së tensionit të lartë nga Burreli dhe Shkodra”- thonë burimet zyrtare, por nuk përcaktojnë një afat final për përfundimin e punës dhe rikhimin e energjisë.

Sipas tyre do të punohet pa ndërprerjes që deri nëser të vijë energjia elektrike në zonë, ndërsa pranojnë që ka qenë një defekt në linjën e tensionit, kur një shkëndijë elektrike i ka vënë flakën kabinës në Rrenc, duke dëmtuar pajisjet.

Zjarri u konstatua mëngjesin e djeshëm dhe u vu shpejt nën kontroll, por pasojat e tij lanë pa drita banorët e zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›