E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet nderkombetare per sulmin ne Ankara

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zëvendës presidenti amerikan Xho Bajden kanë reaguar pas sulmit të ambasadës amerikane në Ankara.
Merkel u shpreh pas takimit me Bajden, se lajmi e kishte tronditur dhe se dëshironte të shprehte ngushëllimet e saj për jetët e humbura.
Bajden ka përdorur situatën për të vënë theksin mbi marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjermania ëshët absolutisht një partner thelbësor dhe kritik në aleancën transatlantike. Pa një europë të fortë dhe lidhje të forta me të nuk ka mund të pretendojmë se interesat e kombit tonë mund të përfaqësohen në të gjithë botën.

Edhe ambasadori amerikan në Ankara ka reaguar duke thënë se sulmi kamikaz nuk ndikon në marrëdhëniet turko – amerikane. Ndërkohë që ambasada amerikane ka publikuar dhe një deklaratë për shtyp duke falenderuar autoritetet turke për ndërhyrjen e shpejtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›