Shkodër, 5000 banorë kthehen në banesa nën ujë 1200 shtëpi
SHKODER - Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të reduktohen në zonën e Shkodrës. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike sot në mesditë nga Shtabi i Emergjencës, mësohet se uji është tërhequr me gati 1200 ha në krahasim me një ditë më parë. Sot raportohen 8200 ha tokë nën ujë ndërkohë që dje u shënuan 9400 ha. 4500 shtëpi janë liruar nga uji, ndërsa mbeten të përmbytura 1200 banesa. Shtabi i Emergjencave raporton se 5000 banorë janë kthyer në shtëpi.
Nisur nga kjo gjendje, Bashkia e Shkodrës ka vendosur që të ndërpresë ndihmat ushqimore për familjet në lagjet e qytetit, atje ku uji është larguar plotësisht. Megjithatë mësohet se shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë në Livade, pasi banesat e kësaj lagjeje periferike të Shkodrës janë ende të përmbytura. Niveli i ujit në qytetin verior ka rënë ndjeshëm. Nga "Eurodrini" deri tek "Bigjisteni", rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit Shkodër janë të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu, janë bërë të kalueshme edhe rrugët e Kirasit dhe Livadeve, vazhdojnë të jenë të rrethuara nga uji vetëm 7-8 banesa. Aksi rrugor i Unazës është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Aksi rrugor Xhabie-Ura e Bunës është i kalueshem nga të gjitha mjetet e transportit. Ka rënie të ndjeshme niveli i ujit edhe në Komunën Ana e Malit. Sipas lokalëve, mjetet lundruese lëvizin me vështirësi nga Oboti për në Dajç, kurse aksi rrugor Zus-Muriqan është i kalueshem nga të gjitha llojet e automjeteve. Vazhdon të jetë i përmbytur plotësisht fshati Obot, ndërsa fshati Goricë është i rrethuar nga uji dhe rrugët hyrëse për në këtë fshat mund të kalohen vetëm nga mjetet e larta të transportit. E përmirësuar është gjendja dhe në Bushat. Aktualisht janë 360 banesa të rrethuara nga uji ndërsa në këtë komunë janë kthyer në banesa 350 persona. Niveli i ujit ka patur një rënie të ndjeshme edhe në Velipojë. Është testuar rruga kryesore nga Velipoja-Ura e Gjonlulit-Bendi i Malit të Jushit me një automjet të Ushtrisë. Nga verifikikimi, rruga rezultoi e kalueshme për automjetet e larta. Rruga është e pakalueshme në fshatin Trush i Poshtëm për shkak të nivelit të lartë të ujit. Si rezultat i hapjes së rrugës nga Bendi i Malit të Jushit, Ura e Gjonlulit për në Velipojë, edhe ndihmat do të shpërndahen me automjete të larta të Ushtrisë dhe FNSH-së, jo më me helikopter. Policia Shkodër në bashkëpunim me FNSH-në vazhdojnë të ruajnë dy argjinaturat e fshatrave Reç dhe Ças në Komunën e Velipojës.
(GSH/BalkanWeb)