E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Protestë sot pavarësisht garancisë për hetim të zgjedhjeve

TIRANE-Protestat e Opozitës së Bashkuar do të vijojnë dhe pas marrjes së garancisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, 2009.
Kështu deklaroi sot Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një komunikim që pati në mesditë me gazetarët. Rama tha se protesta e radhës, do të mbahet sot pasdite në Vlorë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ne lidhje me protestat, Rama e argumentoi këtë fakt me një fakt të vetëm: "Protestat janë pjesë e opozitës pasi sot ka 1001 arsye për të protestuar.

Kreu i PS u ndal dhe tek kërkesat e opozitës, për hetim të zgjedhjeve, ku Rama tha se duhet filluar menjëherë hetimi parlamentar përmes një komisioni hetimor me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore.
“Hetimi i zgjedhjeve është imperativ dhe për të hyrë në një proces normalizimi në funksion të proçesit normal të zhvillimit të demokracisë. Hapja e hetimit në datën 23 dhjetor, dhe pse kjo është një cështje e lene për çatin e fundit, tregon se nuk ka vullnet për zgjedhje. Do të ishte hapja e asaj rruge që mbetet e bllokuar që është rruga drejt Bashkimit Europian”.

Më tej, Kreu i opozitës theksoi se pengesa e vetme për hetimin e zgjedhjeve është kryeministri Berisha.
“Saliu të gjej forcë që të ngrihet përtej mëndjes së shthurur që e ka karakterizuar pas zgjedhjeve, dhe të bëjë detyrën ndaj shqiptarëve dhe pse nuk e kanë zgjedhur e kanë sot kryeministër dhe që e kanë lënë në baltë Shqipërinë duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Europian”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Protestë sot pavarësisht garancisë për hetim të zgjedhjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›