E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Shqiptaret fitojne dhe 7 komuna

Partite shqiptare kane fituar tete komuna nga 31, ne te cilat u zhvillua raundi i dyte i zgjedhjeve lokale ne Maqedoni. Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) ka fituar gati te gjitha komunat shqiptare ne Maqedoni. Lideri i kesaj partie, Ali Ahmeti ne nje konference me gazetaret shpalli fitoren ne Tetove, Cair, Haracine, Tearce, Studenican, Vrapcishgte, si dhe fitoren e madhe ne komunen e Gostivarit. Ahmeti ka theksuar se BDI ka shenuar nje fitore te thelle ne historine e saj te veprimit politik. Ahmeti shpalli fitoren me te thelle ne Tetove, Cair, Haracine, Tearce, Studenican, Vrapcishgte, si dhe fitoren e madhe ne komunen e Gostivarit. “Gjithashtu kemi fituar per ne balotazh ne komunen e Dollnenit. Ne kemi bere nje fitore edhe ne Struge. Ne emer te gjithe juve do te doja te pershendes te gjitha ata shqiptare qe ne na percjellin dhe qe gezohen bashke me ne, per fitoren e madhe”, theksoi Ali Ahmeti. Ai ka theksuar se detaje tjera do te japin shtabet partiake dhe se per fitoren e Tetoves festa do te mbahet diten e enjte. Nga ana tjeter, ne Struge ka fituar kandidati shqiptar i PDSH-se, Ziadin Sela, i cili ka pasur perkrahjen masive te shqiptareve ne kete komune. Nderkohe, ne bllokun politik maqedonas, fitoren ne shumicen e komunave e ka fituar VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, ndersa partia opozitare LSDM ka fituar ne Kumanove dhe Strumice, por edhe ne komunen Qender pritet nje epersi e vogel. Partite shqiptare ne raundin e dyte konkurruan ne: Tetove, Gostivar, Struge, Cair, Haracine, Vrapcishte, Tearce. Votimet u hapen ne oren 07.00 te mengjesit dhe mbyllur ne oren 19.00. Vezhguesit kane vene ne duke, se ndryshe nga zgjedhjet e meparshme, ne keto zgjedhje kishte me pak votues. Ne raundin e dyte zgjedhor votimet u zhvilluan ne 1614 vendvotime, ndersa te drejten e votes e kane 1.103.175 qytetare. Ne Struge eshte konfirmuar fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela.

Nga rezultatet e siguruara nga shtabi komunal dhe 27.587 vota, 19.323 vota kane votuar per kandidatin Ziadin Sela. Ndersa kandidati maqedonas Kocoski ka fituar 8244 vota. Ne komunen e Struges tashme ka nisur fitorja bindese e kandidatit shqiptar, ndersa ne kete komune pritet organizimi i nje feste masive per festimin e kesaj fitoreje. Vec struges Bashkimi Demokratik per Integrim ka nisur te festoje ne komunen e Gostivarit, pasi kandidati Nevzat Bejta ka fituar ne epersi ndaj kandidatit nga RDK, Rufi Osmani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›