E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Muzike, teater dhe kercim qe ne klase te pare”

Drejtoresha e Institutit te zhvillimit te Arsimit, Tidita Abdurrahmani ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” flet per reformen e re te kurrikules ne arsimin baze. Risia e kesaj reforme qe do te implementohet per here te pare ne vitin shkollor 2015-2016 eshte ulja e ngarkeses teorike tek nxenesit dhe futja e shume lendeve praktike dhe qe sjellin argetim dhe interes tek nxenesit, sic jane muzika, kercimi, teatri si dhe artet pamore. Pra nxenesit duke filluar qe ne klase te pare do te mund te kene me pak libra ne canten e tyre, me pak teori dhe me shume praktike. Po keshtu eshte menduar qe arsimi fillor nga klasa e pare deri ne te gjashten te jepet nga dy mesues dhe jo vetem nga nje. Abdurrahmani shpjegon se nje nisme e tille u ndermor duke u bazuar ne praktikat e vendeve te ndryshme Evropiane, nga te cilat rezultuan qe nxenesit tane kishin me shume ngarkese teorike dhe se shume koncepte i perfitonin shume me heret se sa bashkemoshataret e tyre europiane.

Zonja Abdurrahmani, cfare do te permbaje paketa e re kurrikulare dhe per cilat klasa eshte parashikuar ajo?

Paketa e re kurrikulare eshte nje pakete e plote per arsimin baze, klasat 1-9 dhe permban kornizen kurrikulare per arsimin parauniversitar qe eshte nje dokument politik, pjese edhe te kurrikulave te tjera. Permban standardet e te nxenit dhe standardet e arritjeve ne arsimin parauniversitar dhe programet lendore. Kjo pakete vjen per here te pare ne menyre te plote sepse deri me perpara keto dokumente politike, ose nuk kane ekzistuar, ose kane ekzistuar ne format draft te pamerituar. E dyta rreth nje vit e gjysme me perpara kur nga vleresimi i jashtem i eksperteve por edhe nga vleresimi i brendshem te autoritete nga ministria e arsimit dhe nga drejtorite arsimore u vu re qe kishte nevoje per nje rishikim te kurrikules se arsimit baze, nje kurrikul qe perfshin te gjithe kete dokument, jo vetem programet por edhe standardet edhe kornizen kurrikulare. U ngrit nje grup qe quhet grupi qendror i reformes me urdher te ministrit te arsimit i cili ka ne perberjen e tij, akademike, specialiste te arsimit, mesues, si dhe grupet lendore per secilen lende. Pra per secilen lende jane ngritur grupe pune ne perberjen e te cilave ka pedagoge por edhe mesues nga mesimi baze por edhe nga cikli i arsimit te mesem dhe te larte te cilet filluan punen me hartimin e ketyre dokumenteve kurrikular. Qe ne zanafille, ideja ishte qe kutikula e re do te mbeshtetje ne nje pakete te re kurrikulare, duhet te synonte nje integrim te plote lendor me te theksuar, ku tekstet e integruara ishin me te dukshme ne 6 klasat e para, ne ciklin fillor, nje kurrikul e cila do te tentonte uljen e mbingarkeses konceptuale te programit, programet konsideroheshin se kishin nje ngarkese konceptuale per nxenesit dhe jo uljen e ngarkeses fizike ne ore mesimore,. Nje korrikul e cila bazohet ne respektimin e psikologjise moshore te nxenesve, pra te jete e pershtatur me moshen e nxenesve. Dhe nje kurrikul qe do te hartohet si e tere per te siguruar koherence. Le te themi nje vazhdueshmeri te konceptimeve nga klasa ne klase.

Ju thate se do te kete ulje te ngarkeses, konkretisht cfare do te thote kjo, do te kete me pak tetori me shume praktike, apo si?

Ulja e ngarkeses do te jete konceptuale, dhe jo fizike. Pra oret mesimore ne planin mesimor jane relativisht te peraferta me ate qe kane qene ne planin mesimor te kurrikules se me perparshme te arsimit baze. Por grupet e punes jane siguruar qe te mos kemi mbivendosje te koncepteve, te mos kemi dalje te koncepeve per nxenesit me perpara nga c’eshte perkatesia moshore e tyre, te mos kemi zhvillim te njohurive perpara se i marrin bashkemoshataret e tyre ne Europe. Pra te kemi nje koherence ne menyren sesi jepen njohurite ne pervojat evropiane. Te perfshijme ne ciklin fillor lende te integruara sic jane shkencat natyrore dhe shkencat shoqerore, ku nxenesi me ane te diturise se natyres merr njohurite e para per biologjine, fizike, kime, dhe gjeografine por keto njohur vijne ne menyre miqesore per nxenesin. Nxenesi fillon e eksploron mjedisin perreth tij pa marre koncepte te ngarkuara shkencore. E njejta gje ndodh edhe tek lenda une dhe shoqeria ku nxenesi fillon per te njohur veten, familjen dhe komunitetin ku jeton, dhe me ane te saj ai merr elementet e para per historine, per edukimin qytetar, elementet e para te gjeografise humane. Ne kemi bere te mundur qe te jete nje program me praktik duke rritur oret e perpunimit te njohurive dhe duke ulur oret e teorise. Nje aspekt tjeter eshte futja e disa lendeve te reja qe e ulin pak ngarkesen konceptuale, sic jane artet, kercimi dhe teatri. Per here te pare ne do te kemi lende te tilla si muzika, arti pamor, kercimi dhe teatri. Keto nuk kane qene pjese te kurrikules se arsimit baze. Ndersa tani do te futen qe ne arsimin fillor.

Si eshte parashikuar te jepet, nga nje mesues i vetem apo do te kete ndryshime?

E gjithe reforma mendohet fillimisht te filloje me dy mesues, pasi eshte e pamundur qe te perballohet nga nje mesues i vetem dhe per me teper nje mesues i vetem qe ka nevoje per trajnime te metejshme. Ministria e Arsimit ka Siguruar qe krahas kesaj reforme te reformohen edhe universitetet qe pergatisin mesues ne menyre qe te ato te formojne mesues te afte per te dhene ne kete arsim te reformuar. Nga ana tjeter MASH po siguron qe edhe mesuesit qe jane ne sistem te marrin trajnim. Pra nese kemi nje shtrirje te arsimit fillor ne 1-6 mesuesit qe do te japin ne kete cikel, do te trajnohej sikurse do te vije dhe fondi i ri mesuesve te dala nga fakultetet. Hapi i dyte ka qene konsultimi. Kemi bere takime konsultative me prinder, nxenes, mesues dhe specialiste te drejtorish te arsimor, autore tekstesh ne lidhje me paketen e re kurrikulare. Reagimi i pare ka qene pozitiv, kryesisht per kete lehtesimin e ngarkeses dhe hartimin e programeve me miqesore per mesuesit. Pasi programet permbajne udhezime mjaft praktike sesi mesuesi mund te jete shume fleksibel por edhe te udhehiqet nga programi.

A mendohet se kjo do te sjelle ndryshim te nivelit te nxenesve?

Niveli i arritjes se nxenesve nuk do te ndryshoje shume, por gjithesesi kjo nuk eshte dicka qe matet ne fazat e para te kurrikules, kjo do te matet vetem kur kurrikula te implementohet dhe te kemi nxenesit e pare qe dalin nga kjo kurrikul. Qellimi yne eshte qe nxenesit te dalin me po ato njohuri qe dalin nxenesit nga pervojat europiane dhe ta bejne kete pa qene shume te sforcuar, dhe te ngarkuar. Nxenesit t’i marrin njohurite, por ne nje menyre sa me te lehte dhe sa me te perfitueshme nga ana e tyre.

A do te jete gjimnazi i perfshire ne reformen e kurrikules pasi ka nje debat per futjen e gjuhes shqipe. Shume dekane fakultetesh ankohen per nivel te ulet te studenteve ne njohurite gjuhesore?

Gjimnazi nuk eshte per momentin ne fokusin e reformimit. Ai ka kryer ciklin e tij te implementimit. Kane dale maturantet e pare me gjimnazin e reformuar dhe MASH po studion arritjet e ketyre nxenesve nga reforma paraardhese. Pra sa te suksesshem kane qene keta nxenes dhe ku ka nevoje per permiresime. Kjo mund te jete nje hap i dyte. gjuha shqipe ne kete arsim baze ka pasur nje risi. Qe ne qofte se ne arsimin baze te meparshem vinte e integruar ne te 9 klasat ne kete kurrikul vjen e integruar nga klasa e pare ne klasen e 6 dhe dalin me vete gjuha shqipe dhe letersia ne klasat 7 dhe 9. Kjo eshte bere pikerisht per diskutimin qe thoni ju, qe nxenesit e dale nga gjimnazi ne momentin qe shkojne ne universitete shkojne me mangesi gjuhesore dhe per te plotesuar keto boshlleqe, gjuha shqipe e letersia jane ndare ne klasen e 7. Derisa nje ndarje e tille eshte bere ne arsimin baze, kjo do te kushtezoje edhe rishikimin e gjuhes shqipe dhe letersise ne arsimin e mesem.

Persa i perket lendeve ekzakte si matematika, a parashikon ndryshime kurrikula e re pasi ka ankesa nga prinder dhe nxenes per ngarkese te saj?

Ne kemi bere nje studim horizontal te njohurive ne pervojat me te suksesshme evropiane. Pra kemi marre 7-8 vende me arritjet me te mira ne Europe dhe kemi pare se cilat jane konceptet matematikore qe jepen ne keto vende hde ne cfare moshe jepen keto koncepte duke i krahasuar keto koncepte ne kurrikulat shqiptare. Dhe kemi liruar shume nga keto koncepte sic jane ato per probabilitetit apo statistikes qe ne Shqiperi hynin ne klasat e hershme ndersa tani dalin me vone ose ne forma me te thjeshtuara.

Hartimi eshte hapi i pare. Me pas do te vijojme me hartimin e teksteve dhe pikerisht kjo periudhe kohore nga viti 2013 deri me 2015 eshte lene per shtepite botuesve per hartimin e teksteve. I vetmi ndryshim do te jete qe shtepive botuese ne do i percaktojme qe libri une dhe shoqeria do te vijne me nje liber te vetem, dhe secila lende do te vije me flete pune per nxenesit per te evituar ngarkesen jo vetem me libra por edhe me njohuri per nxenesit. E njejta gje do te ndodhe edhe me artet edhe me diturine e natyres. Pasi ka qene ideja se kimia, biologjia, etj., do te jene libra me vete qe ne klasen e pare. Jo do te jete nje liber i vetem qe do te permbledhe shkencat e natyres, dhe aty do te kete teorine dhe fletet e punes per kimine, biologjine dhe fiziken ndersa nga klasa e 7 dalin librat me vete sic kane qene edhe ne kurrikulat e me perparshme.

Pra kjo do te thote se canta e nxenesve do te kete me pak libra?

Synimi yne ka qene pikerisht ky qe canta e nxenesve te kete me pak libra. Dhe nje tjeter risi e jona eshte integrimi i TIK-ut. Mesuesit do te kene udhezime praktike per te perfshire TIK-une ne mesimdhenien e lendes se tyre. Kjo eshte parashikuar per te gjithe lendet duke filluar qe nga klasa e 1 deri ne te 3. pra do te jepen me slideshou, ne monitor. Ndersa ne klasen te 4 TIK del me vete. Kjo do te shoqerohet me shtese investimesh neper shkolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›